Lojtarët e Skënderbeut kanë mbërritur orët e para të mëngjesit të sotëm në Beograd për ndeshjen e së enjtes mbrëma, ku do të luaj përballë Partizanit të Beogradit, ndeshje kjo e vlefshme për grupet e Europa League.
Këtë herë edhe pse masat e sigurisë ishin të shumta, mungonin forcat e ushtrisë të cilat ishin të pranishme në ndeshjen e para tre viteve Serbi- Shqipëri.
Ky fakt simbolizon një situatë më të qetë, ku pritet që gjithçka të vendoset brenda fushës së gjelbër.
Mësohet se bashkë me ekipin në një delegacion prej 50 vetash kanë udhëtuar drejt Beogradit 7 policë privatë dhe dy efektivë të policisë së shtetit, për të bërë më të sigurt qëndrimin e skuadrës në kryeqytetin e Serbisë.
