Një garë skish me kostume banje u zhvillua në Soçi të Rusisë, ku 1800 skiatorë garuan në mes të borës.
Këta rusë të apasionuar pas skive marrin pjesë në këtë garë për të thyer rekordin gines.
Garimi u zhvillua në temperatura që arritën deri në 12 gradë celcius, duke theksuar se klima ishte më e ngrohtë se zakonisht.

Rekordi gines aktual për të njëjtën garë është vendosur në vitin 2016. Në atë kohë u numëruan 1008 pjesëmarrës.
Ai rekord do të vijojë të qëndrojë në fuqi, pasi për aktivitetin e këtij viti zyrtarët e Ginesit thanë se pamjet filmike të paraqitura nga organizatorët rusë nuk jepnin mjaftueshëm fakte për shifrën e pretenduar prej 1800 pjesëmarrësish.
I njëjti problem si vitin e kaluar, kur rusët pretenduan pjesëmarrjen e 1200 personave.

s.a/dita

Nganjiher njeriut i lindin deshira ,
te provoj dicka tjeter ,dicka ndryshe ,
te provokoj natyren 😛 e ler qejfin te terheq gjith vemendjen e te apasionuarve mbas modeleve
te bikinit …