“Skifterët” në Itali, si ra policia në gjurmët e grabitësve shqiptarë?

redaktor

Pas arrestimit të bandës së shqiptarëve, autorë për të paktën 21 grabitje banesash në Itali, janë publikuar prapaskenat e hetimeve dhe dialogët e përgjimeve mes tyre.

Autoritetet italiane arritën të identifikonin automjetin me të cilin lëviznin dhe pas ndjekjes arritën në bazën e tyre në qendër të qytetit të Trentos.

Gjatë hetimeve janë marrë dhe pamjet e telekamerave që lejuan policinë të kuptonin lëvizjet e bandës-raporton Klan.

Shtetasja shqiptare e arrestuar, Ndreka, i kërkonte anëtarit tjetër të bandës Danaj, që t’i gjente shumën e duhur prej 2 mijë eurosh për të paguar apartamentin e ri në zonat e San Kolombano, Rimini, apo Forli, ku grupi dëshironte të vendosej për të vazhduar grabitjet.

Lidhjet e grupit vërtetohen nga bisedat telefonike në Shqipëri ku Danaj thoshte se kishte një punë për të bërë dhe i duhej dikush me patentë shoferi.

Sipas hetuesve italianë, banda merrte informacione të vlefshme për grabitjet nga banda të tjera shqiptarësh. Disa nga pronarët e shtëpive të grabitura kanë identifikuar në polici shqiptarët, ndërsa tashmë pritet dalja e tyre në gjyq.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *