S’kishte faj Konica…

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Sinqerisht nuk arrijmë të besojmë në absurdin që dy parti të të njëjtit vend të vogël të degradojnë simbole të krenarisë sonë kombëtare. Çlirimi i vendit është një simbol madhor. Ai nuk mund të bjere pre e një lufte të turpshme mes interesash për kolltuk. Edhe sikur dikush ta kishte sajuar ditën e çlirimit nga murtaja që vrau më shumë se 50 milion njerëz, ajo tashmë është kthyer në simbol e simbolet nuk duhet të kthehen në përfitime të neveritshme politike e votash. Ç’dreq kombi jemi që përdhosim simbolet tona kombëtare? Historia e popujve mbahet gjallë nga simbolet e heronjtë e vet. Diskutohet në mënyrë të turpshme për numrin e dëshmorëve të luftës. Turp e kaluar turpit! Ata dëshmorë ishin e duhet të mbeten nderim e krenari për kombin. Nuk pati faj Konica kur tha: “Nuk ka më të keq për shqiptarin se vetë shqiptari”. Do Zoti e na vijnë mendtë, megjithëse e kam të vështirë ta besoj. Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *