SMS në DITA
Në 0689073730
E dashur DITA. Doja të sillja në vëmendje një shkrim në faqet e kësaj gazete, të datës 27 Shtator 2013 me titull “Çfarë ka rëndësi tashmë në PD?”, i shtyrë nga shkrimi i djeshëm i gazetarit Mero Baze me titull: “Një keqardhje e vonuar për Vasil Bicin”. Zoti Baze, edhe ju jeni vetë tejet i vonuar në këtë drejtim, pasi e keni ditur mirë se Vasil Bicit ja kanë pasë prerë biletën për në parajsë po të mos jepte dorëheqjen, kuptohet, “me dëshirën e tij”. Në atë shkrim, unë të rekomandoj ta lexosh, kam thënë se: “Sikur PD të fitonte qoftë edhe dy mandate, në Parlament do të hynte i PESTI.” Pra, unë mendoj se aty ka material edhe për Prokurorinë nëse i duhet. Ndaj britmat e skizofrenit Berisha dhe të merimangave Topalli, Bregu e Doda për presione ndaj znj. Mejreme Delishi për lënie mandati, janë sa të pasakta, po aq edhe idiote. Duke besuar në investigimet tuaja z.Baze, për gjëra të rëndësishme, shikoje njëherë gazetën DITA të ditës së premte, datë 27 Shtator 2013, në faqen 6 të saj. Si gazetar profesionist që je, ndoshta të nevojitet. Mirënjohje DITA.
Nga komisioneri i VNV, Lezhë.

Jam i sigurt se nuk dini as edhe nje fjale tjeter ne anglisht. Shkruej ne shqip ato budadheqe se le nam.