E dashur DITA. E vërtetë që Berisha ka një problem mental, biles më shumë e ka me veten. Sepse m’u kujtua një shprehje ngushëlluese: “Skizofrenia është një udhëtim drejt vetvetes”. Qemë dëshmitarë të organizimit kaotik të festës së Pavarësisë, ku Berisha ishte kudo, biles desh hyri bashke me Zogun në mauzole. Ishte në Vlorë, Tiranë; ai firmosi pergamenën(!), ai foli i pari, ai hëngri tortën i pari, ai inaguroi paradën me zborista, ai në darkë vonë inaguroi atë librin tek Parku Rinia para se të flinte gjumë.
Ethja e këtij njeriu për protagonizëm i ka rrënjët tek “udhëtimi drejt vetvetes”, pra tek skizofrenia e personit. Më qesharake nuk qe justifikimi për mosardhjen e ministrit të jashtëm grek(shkëlqeu me mosardhjen e tij) por justifikimi për abstenimin në OKB për shtetin e ri të Palestinës, ku sqaroi se Shba nuk duheshin anashkaluar(!) dhe se Obama,që ditën e parë paskësh emëruar një këshilltar special për çështjen izrealito-palestineze, a thua se ishte punonjës i DASH dhe jo k/minister i një vendi anëtar me të drejtë vote në OKB. Përsa i përket marrëdhënieve me Greqinë, ato asnjëherë nuk kanë qenë të shëndosha e s’do jenë gjersa Greqia akoma as formalisht nuk ka shfuqizuar amendamentin e Ligjit të Luftës, që në mos u kujtofshin ata, është detyrë themelore e diplomacisë tonë të ushtrojë trysninë e duhur. Greqia ka 20 vjet që përdor komunitetin e emigrantëve si deterrent (faktor kërcënues) destabilizimi, duke na detyruar gjer edhe ndonjë parcelë për varrezë ushtarësh grekë, pa sqaruar për çfarë “ushtarësh” bëhet fjalë. Duhet të kemi të paktën kurajën e maqedonasve në këtë drejtim, të mos shkëmbejmë diplomacinë arriviste në dëm të së vërtetave historike.
Email nga adresa: [email protected]