Skleroza Multiple është një sëmundje kronike progresive ku dëmtohen mbulesat izoluese të sistemit nervor. Kjo sëmundje njihet gjithashtu edhe si: “encephalomyelitis disseminata” dhe simptomat e saj përfshijnë dobësi të muskujve, shikim të dyfishtë, si dhe probleme mendore/fizike.
Për shkak të mungesës së studimeve kërkimore mbi sëmundjen, shkaqet e sakta të saj janë përgjithësisht të panjohura. Shumë shkencëtarë besojnë se mund të ketë një lidhje midis fillimit të sëmundjes dhe gjeneve, ose mosfunksionimit të qelizave nervore. Për më tepër, ende nuk ka një kurë të përhershme. Simptomat mund të lehtësohen duke përdorur grupin e duhur të trajtimeve dhe mjekimeve.
Sipas të dhënave të raportuara nga strukturat ndërkombëtare të shëndetit rezulton se rreth 2.8 milionë njerëz vuajnë nga skleroza multiple çdo vit. Kjo sëmundje lidhet me mbështjelljet e dëmtuara të mielinës që mbulojnë sistemin nervor në palcën kurrizore dhe trurin. Mbulesat e dëmtuara të mielinës mbulohen me lezione ose pllaka, dhe këtu mori emrin sëmundja – ‘Skleroza Multiple’- që do të thotë ‘vragë të shumta’.
Është një sëmundje që e shoqëron individin gjatë gjithë jetës, e cila dhe mund të jetë në formë të lehtë, por edhe mund të shkaktojë paaftësi serioze në shëndetin e individit. Kjo sëmundje mund të shfaqet në çdo moshë, por më e zakonshme është në moshat 20-30 vjeç, dhe haset 2-3 herë më tepër te femrat sesa te meshkujt. Një ndër shkaqet më të shpeshta të aftësisë së kufizuar tek të rinjtë (20-30 vjeç) është Skleroza Multiple.
Shkaqet e sakta të MS mbeten të panjohura, por disa shkencëtarë ia atribuojnë gjenetikës, agjentëve infektues dhe mosfunksionimit të qelizave. Simptomat përfshijnë spazma muskulore, probleme me të folurin dhe gëlltitjen, probleme me koordinimin dhe ekuilibrin, depresionin, ndryshimet e humorit, e kështu me radhë. Nuk ka një kurë të përhershme për trajtimin e kësaj sëmundjeje. Kërkimet në vazhdim lidhen me trajtimin e simptomave me ilaçe dhe strategji neurombrojtëse.
Simptomat mund të variojnë nga një individ tek tjetri dhe mund të prekin çdo pjesë të trupit. Simptomat kryesore janë: Lodhje, vështirësi në ecje, probleme me shikimin si për shembull shikim i paqartë, probleme me kontrollin e fshikëzës së urinës, mpirje ose ndjesi si shpim me gjilpërë në pjesë të ndryshme të trupit, spazma dhe ngërçe apo ngurtësime muskulore, probleme me ekuilibrin dhe orientimin, probleme me të menduarit, të mësuarit dhe planifikimin. Në varësi të tipit të Sklerozës Multiple që individi ka, simptomat mund të shfaqen dhe të ikin në faza të ndryshme, por edhe mund të përkeqësohen në vazhdimësi.
Aktualisht nuk ka një mjekim specifik për këtë sëmundje, por disa trajtime mund të ndihmojnë kontrollin e gjendjes shëndetësore. Trajtimi që i nevojitet një pacienti varet nga simptomat specifike dhe nga vështirësitë që ai ka. Trajtimi mund të përfshijë ato specifike për simptomat individuale ose trajtimin e rasteve të përsëritura me ilaçe steroide për të përshpejtuar rikuperimin.
Simptomat kryesore janë:
- Lodhje
- Vështirësi në ecje
- Probleme me shikimin si: shikim i paqartë
- Probleme me kontrollin e fshikëzës së urinës
- Mpirje ose ndjesi si shpim me gjilpërë në pjesë të ndryshme të trupit
- Spazma dhe ngërçe apo ngurtësime muskulore
- Probleme me ekuilibrin dhe orientimin
- Probleme me të menduarit, të mësuarit dhe planifikimin
- Në varësi të tipit të Sklerozës Multiple që individi ka, simptomat mund të shfaqen dhe të ikin në faza të ndryshme, por edhe mund të përkeqësohen në vazhdimësi.
I shkaktojne vaksinat kete semundje. Nga vaksinat semuren shume njerez.