Skllevër modernë në Ballkan. Dëshmi tronditëse nga një botë e fshehtë

editor

“I thashë drejtorit tim që nuk po marr dot frymë. Pas kësaj ai mori tubin e ajrit ma drejtoi në fytyrë dhe tha: Nëse nuk e përballon dot, ja ku është dera. Ka shumë njerëz që presin të zënë vendin tuaj”

Një tjetër rrëfen se menaxhmenti i firmës iu kërkoi të mblidhnin para për një matës tensioni, sepse nuk duan të thërrasim një mjek kur na bie të fikët.

Këto dëshmi janë marë nga Studimi Europian për Tekstile të Pastra (CCC) dhe janë botuar nga Deutsche Ëelle.

Studimi merret me kushtet e punës në industrinë e tekstilit në vendet e Europës Lindore dhe Juglindore.

Përfundimet e studimit janë dramatike: Në këtë industri që i përket kryesisht investitorëve të huaj dhe ku punohet për tregun europianoperëndimor, punëtorët vendas duhet të durojnë kushte prodhimi nën dinjitetin njerëzor.

Punëtoret raportojnë, se trajtohen si makineri apo skllevër, jo si njerëz. Kërcënimet për humbjen e vendit të punës dhe ngacmimi seksual janë në rend të ditës” – thonë autorët e studimit.

Të gjitha këto për një punë me orë shtesë të papaguara dhe një rrogë nën kufirin e varfërisë.

Është një parajsë e rrogave të ulta në mes të Europës për markat globale të modes.

Mes tyre gjenden firma si Benetton, ESPRIT, GEOX apo Vero Moda, por edhe marka botërore si Armani, Calzedonia, Dolce & Gabbana e H&M. Madje edhe markat e luksit Louis Vuitton, Prada dhe Versace prodhojnë lirë aty produktet e shtrenjta.

Këto vende ofrojnë punëtorë me me çmim të lirë. Rrogat mujore të punëtoreve mezi i arrijnë pagat minimale shtetërore, që variojnë nga 89 euro në Ukrainë në 374 euro në Sllovaki. Një rrogë që mjafton për të jetuar duhet të ishte katër deri në pesë herë më e lartë.

Ndërkohë këto marka vendosin etiketën “Made in Europe” ose “Made in EU” duke i ofruar kështu konsumatorit idenë se markat prodhohen në kushte të ndershme.

“Në realitet të 1,7 milionë punëtoret e tekstilit në rajon jetojnë në varfëri, – thuhet në studim, – në një kohë që qeveritë japin subvencione direkte ose jo direkte për firmat e huaja”.

b.m. / dita

Share This Article
3 Comments
  • Drejtesia do te behet, duan apo nuke duan keto paloskllavopronare e palopolitikane, gjykates,prokurore dhe avoketer te djallit. says:

    Mirmo,po kjo agjensi prestigjize informacioni perse nuke idemaskon me emra keto skllavopronare qe bejne grabitje te dyfishte taksapaguesve, e para duke i cfrytezuar puntoret, dhe e dyta duke “mashtruar”qeverine i rremben subvecionet. Kjo nje padije, apo nje heshtje e kesaje agjesie lajmesh per hire te lekeve te piset nendore? Mjaft me, mo lojra fjalesh e fuqi imorale pushtetesh, o sot o kurre duhet vendosur pika mbi I-ne, vetem ne kete menyre kemi nderuar veten, femijet,niperit dhe mbesat e brezat qe leme pas. Kohes se tymjase i vate vapa me gushtin;thote populli, o bajge pseudogazetarie.Ujqerit e cakejte mjergull duan qe ta shqyejne kopene;thote populli. Ketyre paloskllavopronareve te shekullit 21 jo vetem i duhet sekuestruar pasuria, qe eshte masa me e vogel e ligjeshme ndaj nje abuzuesi, por duhet te ndiqet penalisht si cfrytezues puntoresh dhe grabitesh fondesh qeveritare, frut i djerses se taksapaguesve. Prisni dhe pak, nuke keni pare gje akoma, hakmarrja e Zotit ndaj ketyre paloskllavopronareve,dhe palopolitikaneve te veshur me pushtet do te beje ate qe e djeshmja dhe e sotmja t’u mbetet nje enderr, dhe e nesermja ne burg ne nje ferr pa fund. Besoni dhe binduni e denonconi abuzuesit qofshin keta “biznesmene”apo palopolitikane, gjykates, prokurore dhe avoketer te djallit qe vazhdojne te grabisin,cfrytezojne, duke shtuar varferine dhe viktima te tjera nga pas dhe mos u beni pale me djallin ne bangen e akuzes.

  • bleva nje kanatiere me 40% ulje 3 euro/copa. Marka quhet Blu&Blu, shikoj tek etiketa, made in Albania. Di qe keta fasonet i paguajne me 120 mije leke te vjetra ne muaj punetoret, dmth me pak se 1 kanatiere e gjysem ne dite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *