Tashmë vendimi është shumë pranë. Pas një fushate elektorale shumë të ashpër, në të cilën kanë hyrë subjekte nga më të ndryshmet si organizatat financiare, yje të kinemasë, banka, etj., të enjten skocezët do të votojnë për të vendosur nëse ëndrra e “Braveheart” është ende e arritshme. Por, çfarë ndodh nëse Skocia fiton pavarësinë?
Skocia duhet të largohet nga BE dhe të paraqesë kërkesën për anëtarësim
Komisioni i Brukselit është shprehur qartë se në rast fitoreje të pro-së, Skocia duhet të largohet nga BE dhe pastaj të paraqesë një kërkesë për anëtarësim. Shkëputja e Skocisë merr mjaft interes në debatin për mundësinë që Britania të mbetet në BE, pasi kryeministri David Cameron ka premtuar një referendum për këtë çështje në 2017-ën. Në përgjithësi, skocezët janë më pro-europian sesa anglezët dhe nëse ata do të jenë të ndarë nga Londra në 2106-ën nuk do të ngrinin zërin e tyre në këtë çështje. Pa Skocinë, shanset që Anglia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut të braktisë BE-në janë më të mëdha.
Ndikim në stabilitetin politik në Britani.
Pavarësia skoceze do të ndryshonte shifrat e politikës kombëtare në pjesën tjetër të vendit. Opozita e qendrës së majtë të laburistëve ka në parlament 41 deputetë falë kolegjeve skoceze, konservatorët vetëm një. Mundësia e një shkëputjeje do ta bënte akoma më të komplikuar për të thënë aspak që partia laburiste të fitojë qeverinë kombëtare. “Kjo do të thoshte fundin e çdo shansi që laburistët të vijnë në pushtet”, shkroi disa ditë më parë ish-ministri i Punës për çështje europiane, Denis Macshane në faqen e internetit “The Globalist”.
Lamtumirë Cameron!
Nëse do të shkëputej Skocia, Cameron duhet të përballet me kërkesat e dorëheqjes dhe nëse Cameron do të largohej, shumë euro-skeptikë që janë në partinë e tij do të fillojnë të ngrenë zërin dhe ata që kanë frikë se UKIP mund të zënë vendet e tyre në parlament do të kërkojnë të emërojnë një lider të ri që është akoma më shumë “anti-BE”.
Mbretëresha Elizabeth do të mbretërojë sërish në Skoci?
Po, të paktën për momentin. Ministri i parë skocez, Alex Salmond, ka konfirmuar më herët se Elizabeth do të mbetet kreu i shtetit edhe nëse Skocia është e pavarur nga Londra, siç ishin paraardhësit e tij. Pra një votim në favor, nuk çon në një shkatërrim të mbretërisë. Por në të ardhmen mund të ketë një referendum nëse Skocia duhet të bëhet republikë, apo të mbetet monarki. Elizabeth, pasi hezitimeve të gjata, vendosi të thyejë heshtjen dhe të japë “këshillën” e saj për skocezët. “Shpresoj që njerëzit do të mendojnë shumë mirë për të ardhmen e tyre”, u limitua ajo.
Cilat janë pasojat për ekonominë?
E vështirë të parashikohet. Fuqitë janë deklaruar në mënyrë të qartë kundër pavarësisë, duke paralajmëruar për rreziqet që vijnë nga një periudhë “pasigurie” në tregjet financiare. FMN-ja, me anë të zëdhënësit të saj William Murray, ka dhënë një paralajmërim shumë të qartë: një votë në favor të pavarësisë së Skocisë do të ishte një faktor paqëndrueshmërie dhe “pasiguria mund të çojë në afate të shkurtra në reagime negative të tregjeve”. Banka Mbretërore e Skocisë, një nga bankat më të vjetra në Britaninë e Madhe, ka konfirmuar zërat për një transferim të zyrës së saj të Edinburgut në Londër në rast të një fitore për “pro-së”. Instituti që u themelua në Edinburg në 1727, tha se vendimi do të bëhej i nevojshëm përballë pasigurisë dhe “implikimeve të mundshme financiare”, që vijnë nga një fitore e pavarësisë. E njëjta gjë vlen edhe për Grupit Bankar Lloyds, që ka shprehur një eksod masiv të kapitalit.
Cila monedhë do të mbetet?
Partia Kombëtare Skoceze dëshiron të mbajë paundin, por këtë e kundërshtojnë të gjitha partitë kryesore politike, duke shkaktuar kështu pasiguri që kërkojnë negociata. Ajo që është e sigurt është se pa Skocinë, Britania e Madhe do të rrëshqiste nga pozicioni në renditjen e ekonomive më të mëdha të botës, ku tani renditet e gjashta. Guvernatori i Bankës së Anglisë Mark Carney tha se “unioni monetar është i papajtueshëm me sovranitetin”. Mundësi të tjera janë valuta euro, ose një valutë e re. Thesari britanik ka njoftuar se do të respektojë të gjitha borxhet ekzistuese të qeverisë, pavarësisht votës së skocezëve, një veprim që ka për qëllim që të parandalojë paqëndrueshmërinë e tregut. Por Salmond tha se një Skoci e pavarur nuk do të dojë të marrë pjesën e saj të borxhit në Mbretërinë e Bashkuar, në qoftë se nuk i lejohet përdorimi i sterlinës. Agjencia e vlerësimit Moody tha se një Skoci e pavarur do të ketë më shumë investimeve, por mund të ketë kosto më të lartë për kreditë.

Keta Skocezet me duket se e kane ngritur kryet perpjete si shume , sikur me ngjajne me Fatos Lubonjen tone kryenec . – Do zoti e kujtohen te pyesin Sli Berishen per kete gje qe t’u shkojne punet mbar e me mbar si ne shqiptarve ne keto 23 vjet demonkraci !
Absolutisht qe Skocezet do te jene shume me mire e shume here me te lire pa Angline dhe pa shtypjen e Anglise. kjo eshte e qarte kush e kupton.
Shebull i qarte jane SHBA te te cilat u shkeputen nga anglia dhe u bene superfuqi ne bote. Dhe rasti i Kosoves.
Pavaresi do te thote qe mundin dhe djersen tende mos ta hane dhe marrin te tjeret.
keto jane argumente pa lidhje. Njeri argument i referohet 250 vjeteve me pare, kurse tjetri nje situate te qarte opresioni dhe kufizimi te te drejtave te nje populli.
Ne Skoci nuk eshte ky realiteti, prandaj njerezit jane te lekundur, ndryshe do te te donin 90% te ndaheshin.
Ne fund fare, eshte thjesht ceshtje lekesh e asgje me teper. njera pale mendon qe po u ndane, per Skocine do kete me shume leke, pala tjeter mendon te kunderten.
gjithe argumentet e tjera jane shashka me tym
Ah ahah,verioret t’anglise nuk po pajtohen me jugoret t’anglise?..
Cfare ndodh pastaj, vivant catalunia!
nese shkeputet perandoria e fundit ne evrope merr fund dhe Anglia redukton ndjeshem “pretensions” dhe por..et ndaj Bashkimit Evropian dhe globalizimit ne pergjithesi……
P.S. nese s’shkeputet ky ishte nje sinjal i forte nga …… qe te shkrijme per nje muaj dhe te shperbejme fare nese nuk ndjek axhenden tone……
Po nuk u shkeput nen Elisabeten e II, do ngelet gjithnje nen Elisabeten e I.