Skocia kërkon pavarësi nga Britania

Dita

A do të shpërbëhet Mbretëria e Bashkuar?

Me sa duket janë vetë britanikët që i dhanë shtysë kësaj ideje me vendimin e referendumit për të dalë nga Bashkimi Evropian. Reagimi i parë vjen nga Skocia.

Një ministre tha se një referendum i dytë për pavarësi nga Britania është plotësisht i mundshëm.

Nicola Sturgeon deklaroi se ishte “demokratikisht e papranueshme” që Skocia u përball me mundësinë për të dalë nga BE-ja kundër vullnetit të saj.

Ajo tha se qeveria skoceze do të fillojë përgatitjen e legjislacionit për të mundësuar një tjetër votë pro pavarësisë.

Skocia votoi në favor të qëndrimit në BE me 62% të votave, kundër 28% që ishin por daljes.

“Është, pra, një deklaratë e qartë se një referendum i dytë duhet të jetë në tryezë, dhe ai është në tryezë”, tha me forcë ajo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *