Skrapar, sherr për pronësinë e tokës, i çan kokën me sëpatë

anazapta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Zhepë. Bëhet me dije se 44-vjeçari Izet Kadiasi, kishte shkuar në fshat për t’u sqaruar me bashkëfshatarin e tij P. D., 39 vjeç, në lidhje me pronësinë që kishte. Izet Kadiasi, më përpara ka qenë banor i zonës dhe pretendonte se ka sipërfaqe toke në fshat. Gjatë debatit ka goditur me sëpatë 39-vjeçarin P. D., i cili ka marrë plagë në kokë. I plagosuri është nisur për në spital, ndërsa gjendja është kritike. Policia ndaloi të dyshuarin. 

Share This Article
1 Comment
  • Shkatërrimi i shqiptarëve dhe i psiqikës se tyre kolektive e familjare vazhdon rrënimin orë pas ore,ditë pas dite e vit pas viti!? Nuk ndalet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *