Një i kërkuar për trafik prostitucioni është arrestuar dje nga policia e Beratit. I ndaluari është Shkëlzen Qato, 33 vjeç, banues në Skrapar. Lajmi u konfirmua nga policia vendore dhe aksioni u krye pasditen e djeshme. Mësohet se në ngarkim të Qatos ka pasur një denoncim për mashtrim dhe trafikim me qëllime prostitucioni, për përfitim, në rrethana rënduese. Denoncuesja është një vajzë e re, emri dhe mosha e të cilës u mbajtën sekret për shkaqe sigurie, por sipas dosjes hetimore në Zyrën e Antitrafikut, Qato e ka mashtruar për qëllime martese dhe më tej e ka trafikuar në drejtim të Greqisë, ku e ka shfrytëzuar nën kërcënim për prostitucion. Sipas dëshmisë së vajzës së dëmtuar, ngjarja ka ndodhur nga muaji janar i vitit 2010 dhe deri në nëntor 2013, kur ajo është rikthyer në Shqipëri dhe bashkë me familjarët depozitoi denoncimin në komisariat. Policia e Beratit bëri me dije se Qato ka qenë edhe më parë i proceduar për prishje të rendit e qetësisë.

Qato bargullasi ! Monstrat e skraparit. Rracë te pabesësh!