Sot, paratë e pista janë bërë shpesh edhe pjesë e futbollit. Rasti më i fundit vjen nga Anglia dhe më konkretisht nga Premier League.
Pjesë e skandalit është bërë skuadra më e re në elitën e futbollit anglez, Sheffield United.
Në një seancë gjyqësore, që po zhvillohet aktualisht në Gjykatën e Lartë Angleze, thuhet se Sheffield ka marrë një kredi prej 3 milionë eurosh nga një anëtar i familjes së terroristit më të madh të të gjitha kohërave, Osama Bin Laden.
Kevin McCabe shiti 50 për qind të klubit të princit Abdullah Bin Mosaad Bin Abdulaziz Al Saud në këmbim të 10 millionë paundëve në vitin 2013. Megjithatë, kjo marrëveshje u rrezua katër vite më parë.
Kjo pasi në shkurt të vitit 2013 u zbulua se Princi Abdullah, presidenti aktual i Sheffield mori hua një shifër prej 3 milionë dollarësh nga një investitor i quajtur Dr Rakan Al Harthy përmes një kompanie Charwell Investments Limited.
Ky i fundit mësohet se është një anëtar i familjes së Bin Laden dhe pritet të ndikojë jo pak te mbarëvajtja e skuadrës në Premier League.
j.l./ dita

familja e bin laden nuk është bin laden!!
ata kanë një aktivitet të njohur dhe shumë të pasur në arabinë saudite dhe në botë!!
nuk ma merr mëndja se meqënëse një antar i saj pjesën e pasurisë së tij,bashk me jetën e tij,e investoi për terrorizmin,atëherë të tërë duhet të dënohen!!
nëse kjo shumë parashë është e marrë nga një aktivitet që nuk ka të bëjë me terrorizmin,atëherë nuk k aproblem!nëse ka të bëjë me terrrorizmin!?
atëherë duhet mbyllur dhe sekuestruar aktiviteti!!