Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka reaguar menjëherë pas eliminimit të Gjermanisë nga kampionati botëror 2018. Në një status të shkurtër në Facebook, Merkel shkruan se të gjithë tifozët gjermanë janë të mërzitur.
“Sa keq. Të gjithë jemi të mërzitur”-shkruan Merkel, duke lenë të kuptohet se mbi ekipin gjerman do vërshojë një lumë kritikash kur të rikthehet në atdhe.
Gjermania u skualifikua pasditen e sotme në përballjen me Korenë e Jugut. Gjermania është kampionia e Botës në fuqi, pasi fitoi Kupën e Botës në 2014.
Ekipi gjerman ka bërë një nga paraqitjet më të dobëta në këtë kampionat botëror.

o.j/dita

Pune e madhe,une jame ne rregull.Xhmali beri GOL.
e zuri haku i Suedisë…dhe i Arabisë Saudite. Nuk luajtën fare mirë e s’mund të fitosh vetëm se ke fituar para 4 vjetësh. Topi është i rrumbullakët.