“Millosheviç helmoi veten me ilaçe, por nuk donte të vdiste”

Elton Tafaruci

Florence Hartmann, ish-zëdhënëse e prokurorisë në Hagë, është shprehur  se ish-presidenti i Jugosllavisë,  kasapi i Ballkanit, Slobodan Milosheviç mori qëllimisht  mjekim të parregullt në mënyrë që t’i përkeqësohej shëndeti dhe të lirohej për tu mbrojtur në liri dhe të ikte në Rusi.

Siç thotë ajo, ai helmoi veten, pasi mori për një kohë të gjatë “rifampicin”, i cili i ishte dorëzuar në qelinë e tij.

Duke marrë këtë ilaç që përdoret për mjekimin e leprozës, Millosheviç ka “përmbysur” ilaçin që përdorte për tensionin e lartë të gjakut, prej të cilit edhe vuante.

“Nga kjo ai ka vdekur, gjë që nuk ishte qëllimi i tij. Qëllim i tij ishte të përkeqësonte gjendjen e vet shëndetësore për të siguruar gjykimin në liri” tha Hartmann.

Share This Article
5 Comments
  • Po normale. Dihej kjo pune. Njesoj si ai kafsha Shesheli qe doli nga burgu per semundje, e vazhdon mban fjalime kundra shqiptareve ne Beograd. Serbet kete pune kane.

  • Disa here lajmeroi njerezit e tij qe po me helmojne. Kerkonte tja sillte familja ilacet dhe mos perdorte ato qe i jepte burgu se dyshonte qe po e helmonin

  • Krimineli Milloshevic ia arriti qellimit te tij. Ai nuk u denua kurre nga Gjykata e Hages per krimet macabre dhe genocidin qe urdheroi kunder popullsise shqiptare dhe jo serbe ne Ballkan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *