Sllovakia ftesë Jahjagës, nuk bën gabimin e Shkupit

anazapta

Sllovakia e ka ftuar presidenten e Kosovës në samitin e shefave të shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore.

Ky vend anëtar i BE-së, edhe pse nuk ka njohur Kosovën, megjithatë e ka ftuar atë si pjesë e Samitit, duke mos përsëritur gabimin dhe skandalin e autoriteteve shtetërore të Maqedonisë, që nuk ftuan Kosovën në Samitin e Ohrit, i cili më pas rezultoi i dështuar.

Ftesa nga presidenti i Sllovakisë, Ivan Gasparoviç, ka arritur në Prishtinë, njofton Presidenca e Kosovës.

Ata vlerësojnë se ftesa, përkundër faktit që Sllovakia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, flet për pranimin e realitetit të ekzistencës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Samiti do të mbahet më 12 dhe 13 qershor.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *