Sloganet naziste, FIFA çel çështjen disiplinore dhe heton Gjermaninë

Gazeta Dita

FIFA ka çelur një çështje disiplinore kundër Federatës Gjermane të Futbollit, pasi tifozët manifestuan slogane me përmbaje të bindjeve naziste gjatë ndeshjes eliminatore për Botërorin “Rusi 2018”, kundër Republikës Çeke.

Zyrtarët e Gjermanisë kanë deklaruar se tifozët nuk kanë blerë bileta përmes procesit zyrtar për ndeshjen e të premtes së kaluar, të zhvilluar në Pragë.

Ndërkohë, sipas FIFA, janë një sërë incidentesh të cilat po hetohen dhe gjithashtu një tjetër çështje është hapur edhe ndaj Federatës Çeke. Ekipet organizatore janë përgjegjëse sigurinë në stadiumet e tyre.

Verdiktet dhe sanksionet duhet të vendosen në fund të muajit shtator. Rreth 200 tifozë gjermanë lëshuan thirrje dhe shfaqën slogane gjatë ndeshjes së fituar nga ekipi i tyre përfaqësues me rezultatin 2-1, duke abuzuar verbalisht edhe sulmuesin e tyre, Timo Werner, i cili shënoi golin e parë.

Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel, një anëtar i komitetit të rregulloreve në FIFA dhe UEFA, deklaroi se federatat europiane duhet të punojnë bashkë më ngushtësisht për shpërndarjen e kontrolluar të biletave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *