Për efekt marketingu, çdo produkt preferon të ketë dhe slloganin e vet. Ama, edhe pa slogan, është e mundur që produkti të ecë e të jetë i shitshëm nëse është vërtet cilësor. Kjo ligjësi përfshin dhe median, e cila shet produktet e saj tek publiku. Ka media pa asnjë sllogan, por që kanë sukses të jashtëzakonshëm për shkak të produktit të ofruar. Ka të tjera me sllogane tejet origjinale e të gjetura, por produkti është për ibret. Së fundi, një faqe ueb-i e quajtur “Opozita” i është prezantuar publikut me një sllogan të paparë, ku thuhet se “Edi Rama kontrollon gjithë mediat”, duke nënkuptuar se vet ajo nuk kontrollohet nga i sipërpërmenduri, e për këtë arsye, ja vlen të përthithen lajmet vetëm aty. Këshillë profesionale, por dhe miqësore: Gjithsesi, nuk e bën sllogani të shitshëm produktin, edhe pse është një prej detajeve jo pa rëndësi të një marketingu të sukseshëm; por e bën vetë produkti. I juaji përçon varfëri idesh po e po, por dhe kompleks inferioriteti.

VR! – Sllogan vetasgjësues! Më shqip ka vrarë vehten. Policia të gjejë shkakun e vetëvrasjes slloganeske!!!