Një nga kritikët e tij më të ashpër i cili u la jashtë listët së kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit Astrit Patozi ka ironizuar sërish kreun e opozitës Lulzim Basha.
Ai shkruan në një postim në rrjetin social facebook se i ka rënë kot në qafë disa personanve kur publikisht patën thënë se Lulzim Basha është ‘i vonuar’.
Postimi i plotë;
TË SHKOSH NË LUFTË ME HIMNIN E PAQES (REHATIT)
I paskam rënë kot më qafë disa të mërziturve publikë me Lulzim Bashën. Sepse deri më sot mendoja se termi “i vonuar”, që ata përdornin për të, ishte pak i rëndë dhe i ekzagjeruar.
Por tani po shoh slloganin e protestës së 27 janarit, i cili qenka frymëzuar nga një këngë e hershme e John Lennon. Atë e paska shpallur Lulzim Basha si një gjetje të veçantë të vetën apo të ndonjë këshilltari jodizastër, pak rëndësi ka.
Kënga i përket vitit 1971, por nuk është mosha e saj që e bën të duket kaq të vonuar Lulin.
As fakti që ajo është një lloj himni Krishtlindjesh dhe u bë një copë kohë që e kemi lënë pas atë festë. Ne këtu ishim gjithësesi, edhe populli i mërzitur nga qeveria, edhe viktimat e narkoshtetit, edhe ata që duan të ikin nga Shqipëria, por nuk kanë mundësi, ndërsa Luli vetë ishte në Holandë. Jo vetëm për Krishtlindje, por edhe për Vitin e Ri. Tamam si në tekstin e këngës së John Lennon, që i drejtohet të dyja festave.
Por një Zot e di se pse i ka ngelur mendja tek ajo këngë e vjetër, që i kushtohet paqes, në kohën që po përgatitet të shkojë në luftë? Sepse nuk besoj që Lulzim Basha ka ndërmend të rrëzojë qeverinë e drogës, duke mbajtur në duar degën e ullirit.
Të jetë bërë Gandhi-st vallë Lulzim Basha, apo është thjesht “i vonuar”, siç thonë prej kohësh disa figura publike?

Ah mor Patos filozofi . Basha ne 27 Janar po cohet ,per te gjetur bombulen e oksigjenit ,se ja ka hequr oksigjenin VETTINGU .Jo vetem ky, per ke plot nga LSI ,PS ,pa harruar dhe mbeturinat e tjera te PD .Prandaj o Patos ,lere John Lennon te prehet i qete ..