Slogani i qeverisë dhe sevdaja stil marangozi

anazapta

Pas 8 vitesh në pushtet, qeveria e të pandehurve thotë “ne jemi ndryshimi” (!). Ky sllogani më kujton një barsoletë shumë të bukur . — Një grua i thotë burrit: Kemi 30 vite bashkë dhe njësoj bëjmë dashuri, si në natën e parë të martesës, nuk mendon të bëjmë diçka më ndryshe, më romantike? – Mirë i tha burri, do mendohem dhe do të them. Erdhi burri në darkë në shtepi, dhe gruaja e mezipritur e pyet: Hë, e gjete stilin si do të bëjmë dashuri?? – Po, – i tha burri, – do bëjmë dashuri stil… marangozi.

U gëzua gruaja e shkretë për këtë stil që nuk e kishte ndëgjuar ndonjëherë. Dhe filluan të bëjnë dashuri, por kur mbaruan gruaja e habitur i tha: Ore po ti njësoj bëre dashuri, si përherë gjatë këtyre 30 viteve, asnjë ndryshim, njësoj fare..! Dhe burri i habitur i kthehet: Pse nuk e vure re ndryshimin që bëra, nuk e kuptove ?! – Jo, i gjegjet gruaja, – asnjë ndryshim fare.  – Si kështu mi, – i tha burri – nuk ma pe lapsin në vesh, ashtu siç e mbajnë marangozët?!

 

Opinion i nënshkruar: Bujar Cani

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *