Në fund të vitit 2014 një grup hakerash arritën të ndërhyjnë në sistemin kompjuterik të Shtëpisë së Bardhë dhe në disa email-e të caktuara të ish-presidentit Barak Obama dhe ndihmësve të tij.
Por smartphone-i i Presidentit i rezistoi sulmit.
Telefoni të cilin ai e përdor për të bërë telefonata dhe për të përdorur postën elektronike, nuk arriti të hakohej nga piratët informativë.
Ekspertët e Shtëpisë së Bardhë arritën të mbronin atë që konsiderohet si një nga telefonat më të sigurtë, në të njëjtën kohë dhe më i dashur, në botë. Por si funksionon smartphone-i i Presidentit amerikan?
Për telefonin e quajtur “Smartphone One” dihet shumë pak.
Me këtë telefon, thirren vetëm disa numra të rëndësishëm, mes të cilave, atë të zv/presidentit, Zonjës së Parë, bashkëpunëtorëve më të ngushtë dhe disa familjarë.
Të gjitha telefonatat janë të kriptuara me SecureVoice, një nga software-t më të fuqishëm për mbrojtjen e bisedave telefonike nga përgjimet.
Për të garantuar sigurinë maksimale për telefonin e presidentit përdoren mjete të ndryshme nga ata për prodhimin e telefonave normalë. Këto telefona kodohen që në terminal.
Presidenti nuk mund të instalojë asnjë aplikacion. Për njeriun më të fuqishëm në botë nuk ka lojëra, rrjete sociale, apo selfie me miqtë.
Arsyeja? Këto aplikacione përmbajnë hakera që mund të ndërhyjnë në komunikimet e Presidentit të SHBA-së.
Po nëse dikush e vjedh?
Hajduti mund ta përdorë atë vetëm si relike në koleksion. Pajisja mund të funksionojë vetëm nëse lidhet me bazën speciale IMEi, bazë e cila është e instaluar në AirForce One, në limuzinën presidenciale, në banesën dhe zyrat presidenciale.
n.s. / dita

Edhe Edi e ka te superkoduar celularin. Nuk hyn kurre ne rrjetet sociale. Dhe imein e ka te fshehur tek corapet, tek atletet dhe nen kollaret. Ai qe ben qyfyre me shabanet ne fejsbuk nuk eshte Edi por Edep-sezi, kusheri I Edit nga gjyshja prej Stambolli, por me banim ne Kallp-aq.