Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
I nderuar z. Thano! Mora shkas tek Dita dt. 4 tetor për përgjigjen e bashkëfshatarit tim, intelektualit e djalit më të respektuar të Kolesjanit, Gëzim Omurit që i përgjigjet Berishës. E katranosi tërë Shqipërinë me krime, akuza e shpifje. Vetëm për moshën që ka nuk më erdhi mirë. Ato shprehje që i bën Berishës nuk i kanë hije këtij djali me nivel e edukatë të burrave të Kolesjanit të ABC-së, parë në tërë veriun e krahinën e Lumës e të atyre trimave të Lidhjes së Prizrenit, të luftës heroike të Q. Kolesjanit kundër turqve e serbëve. Unë njoh prindërit e nderuar e të respektuar të Gëzimit jo vetëm në Kolesjan, por në tërë krahinën e Kukësit. Berishën e lodhur e nëpërkëmbin këlyshët që i rriti e i edukoi si veten e tij dhe tani po e kafshojnë nga këmbët. Përshëndetje nga D. Sami.