Smogu shkakton arteriosklerozë

anazapta

Ndotja e mjedisit ndikon negativisht në shëndetin e njeriut, duke përshpejtuar arteriosklerozën, një problem që kthehet në shkakun kryesor të infarkteve apo iktuseve në tru. Një studim i kryer mbi 5362 pacientë, i cili monitoroi për tre vjet shëndetin e tyre, arriti të provonte efektet negative të jetës në qytetet metropolitane. Studimi u krye nga Universiteti i Michiganit dhe u publikua në revistën “Plos Medicine”. Sipas ekspertëve, efekti i smogut në shëndetin e njerëzve është i tillë që mund të dallohen ndryshimet edhe mes banorëve të një zone të ndotur me një zonë pak më të pastër të të njëjtit qytet.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *