N/kryetari i PD-së Mirditë Gjon Ndoj i shkruan deputetit Marku.
Mirmbrëma! Ka 500 vjet që Mirdita i beson Oroshit, dhe është hera e parë që me daljen tënde si përfaqësues i Mirditës në parlament, po zhvendosesh. Megjithatë do e shikojmë rezultatin në qershor, sepse vetëm po i dole kundër PD-së, atëherë ajo të vlerëson. Dhe po të jap fjalën se do jem i pari, por dhe kam shumë të tjerë pas meje. Kam një avantazh se jam i pa punë, pra nuk keni mundësi me më kërcënuar për heqje nga puna, si formë presioni për reagimin tim.
Deputeti Mark Marku përgjigjet:
Sa për dijeni, kandidaturat janë përcaktuar nga baza e janë kaluar nga kryesia Rrëshen, përzgjidhen nga kryesia në Tiranë dhe votohen prapë nga demokratët e Mirditës. Unë i besoj procedurës demokratike dhe e respektoj atë. Cilado qofshin kandidaturat dhe fituesit e dala prej këtij procesi përfshirë edhe ty, do të kenë urimet më të përzemërta nga unë. Te fala Marku..!
Ndërsa në përgjigje N/Kryetari i PD-së reagon:
O po të jetë për votë, megjithë manipulimet që keni bërë në Komunën Fanë, provojeni të votoheni me mua, dhe të shikojmë se kë do votojnë demokratët e Mirditës.
Edhe pse kandidaturat e PD-së për Mirditën u bënë të njohura vetëm 24 orë para se konferenca të niste punimet, tensioni në sallë por edhe jashtë saj ishte i madh. Të deleguarit nga qendra Gerti Bogdani dhe Mark Marku duke qenë në dijeni të kësaj situate, kërkuan që menjëherë pas përshendetjeve dhe fjalës së kandidatëve të kalohej direkt në votim, duke shmangur kështu diskutimet që mund të shigjetonin (mos) drejtimin prej shumë viteve të degës së PD-së dhe defektet e rënda të punës së partisë, aq sa në zgjedhjet e fundit lokale u rendit si forcë e shtatë politike në Mirditë, duke humbur të dy bashkitë që ka Mirdita, dhe dy komuna. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i n/kryetarit të PD-së z. Gjon Ndoj, i cili ka kërkuar me ngulm që t’i jepej e drejta e fjalës në konferencë. Megjithëse nuk i është miratuar një kërkesë e tillë, ai e ka marrë fjalën dhe ka hedhur një lumë akuzash ndaj deputetëve, dhe vetë drejtimit të PD-së.
Në fjalën e tij n/kryetari i degës së PD-së për Mirditën z. Gjon Ndoj ka denoncuar faktin se shumë emërime në administratën e drejtuar nga PD-ja janë bërë përmes pagesave të ryshfeteve, duke ofruar dhe prova për këtë. Ai ka përmendur faktin se janë tre persona që marrin rrogën muaj për muaj në administratë, por janë prej kohësh emigrantë jashtë vendit, duke realizuar kështu vjedhje të fondeve publike. Sipas Ndojt, janë bërë katër reforma në policinë e shtetit në Mirditë, ku janë larguar nga puna ata policë që janë me bindje të djathta. Por sipas z. Gjon Ndoj, PD-ja ka heshtur edhe ndaj pushimeve nga puna të shumë antarëve të PD-së në Bashkinë Rrëshen, pas marrjes së drejtimit të saj nga socialistët.
Akuzat
Më tej z. Gjon Ndoj në cilësinë e n/kryetarit të degës, ka shigjetuar vetë deputetin Mark Marku dhe kryetarin e deritashëm Gjovalin Prenga për përcaktimin e delegatëve të konferencës duke vecuar faktin se janë përzgjedhur delegatë në mënyrë klienteliste. Ai ka deklaruar se në disa grupseksione, delegatë janë përzgjedhur persona të një familje, si burri, gruaja, djali apo vajza, duke veçuar edhe vetë xhaxhain e deputetit Mark Marku, i cili ishte delegat sëbashku me disa pjestarë të familjes së tij. I menjëhershëm ka qënë edhe ragimi i deputetit Mark Marku i cili i ka kujtuar z. Gjon Ndojt se një reagim i tillë i tij vjen për faktin se nuk i kishte ardhur emri për kandidat për kryetar të degës së PD-së Mirditë, madje duke deklaruar publikisht në konferencë, se ai i kishte dërguar mesazh në celularin të tij. Po z. Gjon Ndoj i cili ka pranuar se i ka dërguar një mesazh për ta ndihmuar në zyrtarizimin e kërkesës së tij, i ka kujtuar z. Marku se me të tjerë kishte drekuar në livadhe për këtë çështje. Pas këtij debati z. Gjon Ndoj ka dhënë dorheqjen e menjëhershme nga posti i n/kryetarit të PD-së dhe dhe nga antarësia e saj, duke u kujtuar delegatëve që të mos e votonin emrin e tij në listën për anëtar kryesie, pasi nuk do të ishte më pjesë e kësaj partie. Por edhe pas kësaj në kutinë e votimit janë gjetur 67 vota për Gjon Ndojn, pasi anëtarësia e partisë por edhe opinioni në Mirditë e vlerëson si drejtues që për dy mandate në krye të PD-së shënoi suksese të mëdha dhe PD, duke fituar thellë të gjitha sfidat elektorale. Ndërsa gara për kryetar ka vijuar me tre kandidatë, ku fitues me 10 vota diferencë u zgjodh kryetari i komunës Fanë, z. Gjergj Prenga.
Tani qe u ngopen ne emer te pd, duan te bejne dhe “heroin” ….. Nuk ka dhe nuk do kete pd ne Mirdite per sa kohe jane gjalle dhenduret e shoqes Gjele dhe kryetarit te keshillit shoku Ndue. Harrojeni dhe ndeshkojeni “multi-halene” e pd te mirdites me ne krye gjovalin prengen…