Në Partinë Demokratike janë përcaktuar dhe modalitetet e fundit për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin ditën e hënë. Sokol Olldashi do të organizojë mitingun përmbyllës në Pallatin e Konkreseve ndërsa Lulzim Basha në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Pas votimit është vendosur që kutitë të mblidhen të gjitha në Tiranë dhe do të numërohen jashtë vëmendjes së medieve në hollin e Pallatit të Kongreseve. Njeriu që do të udhëheqë procesin e numërimit është Gazmend Dibra. Një lidhje direkte e Berishës, ndër më të besuarit e tij.
Në procesin e numërimit do të marrë pjesë si “përfaqësues” i shtabit të Lulzim Bashës Arben Ibroja, i cili ka qenë më parë truprojë personale e Berishës dhe konsiderohet si një ndër njerëzit më të besuar të tij. Mbikëqyrja e votave të Bashës nga Ibroja lexohet ndër të tjera si një mesazh i qartë nga ana e Doktorit se ai është seriozisht i atashuar në nxjerrjen e Bashës fitues. Për Shtabin e Olldashit, mbikqyrës kryesor në procesin e numërimit do të jetë Gent Minarolli. Olldashi ka motivuar fort mbështetësit e tij, duke premtuar një fitore spektakolare, duke ndjerë sidomos një avantazh në rrethe kryesore si Fieri, Vlora, Durrësi dhe Tirana të cilat kanë dhe një numër të lartë anëtarësie. Por njerëzit pranë tij ndonëse besojnë në një avantazh të Olldashit në vota, mbeten skeptik sa i takon procesit të numërimit. “Garën e fiton ai që i numëron votat”, – i tha dje DITA-s një anëtar i stafit të Olldashit duke nënkuptuar se Shtabi i tij ka dilema në lidhje me mbarëvajtjen e procesit deri në fund.
SMS
Në radhët e demokratëve përfliten së fundi disa ndërhyrje të familjarëve të Berishës, të cilat janë kapur si sinjale konkrete dhe direkte të mbështetjes së tyre të hapur ndaj Lulzim Bashës. “Ne jemi informuar se Shkëlzeni ka dërguar sms te disa figura të PD-së ku ka kërkuar mbështetje për Bashën. Jemi informuar se ai i ka nisur një SMS ish-Prefektit të Tiranës Keltis Kruja disa kohë më parë me tekstin: ‘Prishesh për jetë me mua nëse nuk ndihmon Lulin’. Por ka pasur dhe takime dhe ndërhyrje të tjera, të gjitha këto veprime sëbashku sugjerojnë se i gjithë rrjeti familjar dhe rrjeti i njerëzve të besuar të Berishës po investohet fuqishëm në promovimin dhe mbështetjen e Lulzim Bashës”, – tha dje një zyrtar i PD-së.
Duket se nuk po rri në vend as kunati i kandidatit Basha. Raportohet se ai ka angazhuar kompaninë “Megatek” për të thithur sa më shumë mbështetje në radhët e biznesmenëve të PD-së. Nga kampi i Olldashit janë raportuar edhe ndërhyrje të disa figurave politike të LSI-së në rrethe që sipas tyre janë duke lobuar për Lulzim Bashën. Dje Olldashi bëri një deklaratë ku dënoi ndërhyrjet në parim të LSI-së në këtë garë, por pa përmendur emra. Në fakt, Sokol Olldashit i janë raportuar në mënyrë të detajuar këtë javë emrat dhe ndërhyrjet e disa biznesmenëve dhe figurave politike të LSI-së.
“Janë kryesisht biznesmenë që po lobojnë por edhe drejtues të kësaj force politike në rethe, më së shumti premtojnë jetëgjatësi në administratë për mbështetësit e Lulzim Bashës, i inkurajojnë për të mbështetur Bashën”, – shprehen të njëjtat burime në PD.
Lufta e shtrigave
Nga ana e vetë Sokol Olldashi nuk ka qëndruar në vend. Ai po mobilizon të gjitha strukturat e mesme në PD të cilat janë të ndërtuara me njerëz që kanë luftuar në vitet e opozitës së vështirë të PD-së dhe që kanë një “distancë natyrore” me “çunat e bukur” të ardhur në PD pas vitit 2005 si pasojë e mbështetjes së “Familjes”. Por Olldashi vetë ka qenë thuajse i izoluar në medien e shkruar sidomos atë të djathtë por edhe në gazeta që vetëdeklarohen si të majta. Lulzim Basha ka një PR më të mirë në media, por jo sepse e ka bërë më interesante fushatën e tij, por sepse nëpërmjet Bashkisë ka punuar më mirë me joshjen e medieve.
Nga ana tjetër të dyja Shtabet kanë nisur një “luftë shtrigash” për të denoncuar ndërhyrjet e njerëzve me pushtet, drejtorë shtetërorë në fushatat respektive. Emrat raportohen në qendër nga ku më pas nisin dhe presionet për dorëheqje. Si nga Shtabi i Olldashit po ashtu dhe nga Shtabi i Bashës janë angazhuar funksionarë shtetërorë në këtë fushatë, të dyja palët denoncojnë dhe të dyja palët përdorin pushtetin shtetëror për fushatën. Ndonëse kjo fushatë mbart shumë elementë anormalë brenda saj, “qershia mbi tortë” duken listat e zgjedhësve. Palët po lobojnë e po luftojnë fort, por deri më sot, as Olldashi dhe as Lulzim Basha nuk disponojnë listat e votuesve, listat e anëtarësisë. Deri dje në mbrëmje të paktën, kështu rezultonte.
********************************
Babushi ka plane…
Na ndajnë vetëm 3 ditë nga data e zgjedhjeve në Partinë Demokratike dhe në përmbyllje të kësaj fushate mund të rendisim menjëherë të paktën katër elementë që duken krejt anormalë në të.
1. Ish-kryetarin Berisha asnjë nga kandidatët nuk ka guxuar ta kritikojë, përkundrazi vetëm e kanë lavdëruar duke e adhuruar publikisht si Zeus. Duke vazhduar logjikën e tyre, paradoksi thellohet, pasi në bazë të “rregullit të treshit” i bie që këta kandidatë duhet të kërkojnë edhe ndërrimin e popullit shqiptar me një popull tjetër dhe jo ndërrimin e kryetarit të tyre të adhuruar në PD. Apo jo?
2. Kandidatët duket se janë përfshirë në një realitet imagjinar, pasi akuzojnë qeverisjen e Edi Ramës, që “de facto” nuk ka nisur të qeverisë.
3. Kandidatët premtojnë analizë të humbjes pas zgjedhjes së kryetarit. Kjo do ishte njësoj sikur një të sëmuri më parë ti jepej një ilaç i përzgjedhur rastësisht dhe më pas ti bëhej diagnoza. Po sikur ilaçi ti bëjë reaksion dhe të rezultojë fatal për shëndetin e të sëmurit?
4. Mediet e djathta dhe sidomos analistët e djathtë kanë vendosur të “agjerojnë” dhe të mos komentojnë fare këtë fushatë anormale, maksimumi që kanë bërë janë disa editoriale ku përgëzohet dhe promovohet Basha që sillet, buzëqesh dhe sfilon si holandez dhe si për ti dalë borxhit, i njihet dhe Olldashit ndonjë biçim merite e tipit “teserën e PD-së, Koli e mori në moshë të njomë”. Të njëjtët analistë po veprojnë njësoj siç bënë deri më 22 Qershor ku krijuan një “univers paralel” mediatik që sugjeronte se pozita dhe opozita do ishin rrotë më rrotë në rezultat , por të gjithë ne më datën 24 Qershor kuptuam se gjithçka ishte një flluskë propagande dhe realiteti në terren ishte krejt ndryshe.
Në këto kushte lind një pyetje: Të gjitha këto paradokse, po rrjedhin kështu si rastësisht, si një reagim i psikikës së rënduar nga humbja e zgjedhjeve, apo e gjithë garnitura politiko-mediatike aktuale është pjesë e ndonjë skenari të qëndisur nga mendje të ftohta dhe me plane? Se fjala vjen, analistët dhe mediet e djathta krijuan një tullumbace mediatike (deri më 22 Qershor) duke dhënë idenë se koalicionet në zgjedhjet e 23 Qershorit ishin thuajse barazim. Por nëse do supozojmë se kishte realisht një plan për grabitjen e votave dhe rezultati i deformuar do i nxirrte koalicionet barazim, si do duhej ti quanim këta analistë? Parashikues të denjë të një rezultati të grabitur? Apo pjesë e planit të grabitjes, skalion mediatik i grabitjes?
I njëjti skenar dhe mendësi reagimi vërehet edhe sot me zgjedhjet në PD. Të gjithë përpiqen shumë ta paraqesin si një garë të denjë, normale, në kushtet kur vetë gara ka prodhuar disa paradokse që s’mund të gëlltiten dhe aq lehtë.
-Plani me krizën
Berisha e di mirë se ka lënë pas tokë të djegur, një gropë të zezë ekonomike, mjaftueshëm sa për të stërmunduar qeverisjen e re dhe për të tentuar rritjen e pakënaqësisë popullore ndaj saj. Për këtë skenar kemi ndërkohë disa të dhëna të rëndësishme:
Së pari, ai ka nisur të artikulojë se “Shqipëria ka potenciale reale për rritjen e rrogave në vazhdimësi”, ndërsa një gjë e tillë nuk përputhet aspak me situatën e vështirë të buxhetit që vetë ministri i tij i Financave e ka të shpallur në portalin e institucionit. Kjo mendon se do t’i sigurojë alibinë për të thënë më pas “unë e lashë shkëlqyeshëm ekonominë, shikoni si e katandisën vendin këta”. Shpreson që publiku do ta gëlltisë dhe këtë manovër. Pra Berisha tenton një rrënim politik të qeverisjes së re si pasojë e faturës së rëndë që ai vetë u ka lënë.
Së dyti, ndërsa koalicioni fitues i majtë nisi kontaktet me FMN-në si një burim kreditimi për injektim të ekonomisë në mënyrë efiçente dhe me plan zhvillimi, një përfaqësues i asaj që quhet Konfindustria(që ende nuk dihet se cilët biznese konkretisht përfaqëson) doli dhe e dënoi këtë mundësi përtëritje të ekonomisë nëpërmjet FMN-së. Është e njëjta Konfindustri që e di mirë se Berisha u ka shkaktuar rreth 230 milionë euro borxhe kompanive të ndërtimit në 4 vite, por që nuk ka pipëtirë kurrë për këtë problem. Për FMN-në ama, me vrap.
Së treti, bilanci energjetik i vendit është si mos më keq. Të gjitha të dhënat sugjerojnë se dimri do të jetë i vështirë për shqiptarët, pasi realisht sistemi energjetik është i falimentuar dhe i zhytur në kolaps. Berisha e di mirë dhe këtë. Katër vitet e fundit i ka pasur të dhënat e këtij bilanci negativ mbi tavolinën e punës, por e lejoi të thellohet e të thellohet më tej.
Të treja këto të dhëna, në të vërtetë, flasin për sfida serioze të koalicionit të majtë, sidomos në vitin e parë të qeverisjes. Por loja e Berishës në këto vite të sjell ndërmend skemën që përdori dikur kompania e falimentuar “ENRON” në Shtetet e Bashkuara. Drejtuesit e “ENRON” bënin llogaritë bazuar në atë që quhej “Bilanci me Fitim nga Perspektiva”. Skema ishte e thjeshtë, “ENRON” që në vitin 1996 mendonte dhe parashikonte se tre vite më pas, në vitin 1999 do fitonte X miliardë dollarë. Dhe këtë shifër e fuste si fitim që tre vite para kohe, duke ulur automatikisht borxhet e këqija të kompanisë dhe bilancin e saj negativ. Drejtuesit e “ENRON” e dinin mirë se çfarë ishin duke shkaktuar se si po e zhysnin korporatën drejt një rruge pa krye. Por ishte shumë vonë për të kthyer. Skema e “ENRON” funksionoi për ca kohë, derisa dikush pa me vëmendje bilancet reale të kompanisë. Aty u zbulua se ku ishte realisht me gjendjen kompania dhe sa larg së vërtetës ishin mediat që e propagandonin si korporatën më të suksesshme të SHBA-ve.
Njësoj si drejtuesit e ENRON-it dikur Berisha e ka të qartë se në çfarë derexheje i ka bilancet shteti shqiptar sot. Njësoj si ata dikur edhe Berisha flet sot për sukses dhe rritje ekonomike “rrotë më rrotë me Gjermaninë” ndërsa të dhënat reale i sugjerojnë se kriza është në pikën e vlimit .
Por “ENRON”-i ishte një korporatë private dhe pronarët e aj nuk kishin se kujt t’ia ngecnin katrahurën që kishin krijuar kur u ra rrufeja.
Këtë shqetësim nuk mund ta ketë Doktori. Ai ka drejtuar për 8 vite si pronar fuqiplotë një “korporatë shtetërore”. Korporatë, të cilën po pret t’ua dorëzojë kundërshtarëve politikë në Shtator. Duket pak a shumë si një dhuratë e hidhur, duket sikur po u thotë: “Urdhëroni tortën, pak me kujdes kur ta kafshoni, brenda kam montuar dhe një minë me sahat. Gjak e dhjam”.
Partia Socialiste nga ana e saj ka njoftuar se do pajtojë një audit ndërkombëtar për të zbardhur bilancin ekonomik të shtetit që ka bërë peshqesh Berisha. E sigurt është se auditi ndërkombëtar do nisë punën pas Shtatorit, sepse deri në këtë kohë do jetë në zyrë vetë Berisha. Pra në rastin më të mirë auditi do nisë nga puna në dimër, atëherë kur pret dhe Berisha efektet e rënda të krizës energjetike . Ai po e shtyn me sa të mundë zbardhjen e situatës ekonomike, i duhet kohë, i duhet dimri, i duhet kriza energjitike, i duhet mllefi në popull, i duhen protestat, i duhet PD-ja agresive, sepse vetëm tensioni politik….e shpëton pa u lagur nga zbardhja e një bilanci që do na bëjë të gjithëve të kuptojmë se mund të mos jemi “dhe aq pranë Gjermanisë”.
Ju lutem lexojeni kush sundon shqiperin http://www.gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=3639
Une nuk e kuptoj perse besoni ende ne zgjedhje te ndershme te realizuara nga PD. Dihet qe sali nuk i njeh zgjedhjet e lira, me mire flini gjume se luli e ka marre PD, ose me mire le te themi se ia dhuruan
Pushtat e Pushtetit te Familjes. Shqipetaret jane mesuar me ” demokracine ” e brendeshme ne PD. Ai e ka vendosur, kujt do t’i a luaj fijet nga pas si manikine, eshte shoqja Luzime, mike e ngushte dhe ” luftetare ” armesh ne Kosove me Argiten. Olldelja e mban veten per te mencur, por qenga kokrra e budallajit, duke u bere kozmetike e Saliut qe ka rivalitet ne zgjedhjen e kryetarit te PD.
MULLAH SHKERDHENI ME MULLAH LULZIMIN
Shkëlzeni në të vërtet besohet se është djali ilegal i Baki Alushanit,vellai i ish ministrit të shendetsisë në kohen e monizmit. ADN verteton këtë perfolje që në monizëm,por më saktë e vërteton djali i Baki Alushanit nga Berati,antar i LSI që është kopje e natyrshme e Shkelzenit!Nuk ka asgje ilegale kur ilegalia bëhet reale,ndaj dy të rinjtë në politikë,Alushani i Beratit i LSI dhe Shkëlzen Alushani(gjoja Berisha) janë vëllezër dhe të dy ndikojnë shumë tek liderët e PD dhe LSI…(Ilir Baki Alushani ka qênë zëdhënës i ishdeputetit socialist Flamur Rrogu,ndërsa Shkelzen Baki Alushani(Alias Berisha)ka diktuar e dikton politikën ne PD duke bërë Gerdecin dhe sot kerkuar me cdo kusht Bashën kryetar) Jam i interesuar të di cmendon vëllai i tij i vërtet në LSI, dhe sidomos babai i perfolur,Baki Alushani,i cili u njoh me nënën e vertet të Shkëlzenit,nga ish ministri monist i shendetsisë,Ali Alushani…Gazetat mund te intervistojnë babanë e vertet të Shkelzenit dhe pastaj të shkruajnë për SMS të tij!….
O ti Dishumi. E shoh se sa shume di, qe kur e nis intrrigen me fjalet “Besohet se Shkelzeni eshte i biri i….”. Qenke besimtar i madh dmth, mund te jesh dhe besimtar i Jehovait, s’do habitesha. Sali Berisha ka nje grua Zonje, e ne kete aspekt, nuk ka pasur kurre analog me keto vlera bashkeshortore nder kundershtaret e vete politike.
Kujdes, nuk jam Berishist, madje vleresoj se ato qe jane shkruar ne kete shkrimin e DITA-s jane realisht gjera qe kane ndodhur dhe po ndodhin ne PD. Po mjaft me me keto masturbimet ne kushte anonimati se late nam.
Merruni me ceshtjen qe trajton gazeta, jepni argumentet ose kunderargumente tuaja, se vertete eshte hapesire lirie fusha e komenteve, por s’mundet te degradoni diskutimin ne kete nivel, sic ben zoterote.
THONE QE ..X-SI…ESHTE B…. E BREKE ME FILANIN… ME MIRE OLLDASHI SEPSE ESHTE VETEM B….
Shume gjera ju dashkan ketij vampiri por burgun (byzylyket) nuk pashe te permendet(ta zini ne goje) apo sipas deklaratave me dy kuptime te opozites do te thote mbas fushates ju qe na votuat do merni qafen e pates, ngushtojani rrezen e veprimit perpara se tu rrezoj nga pushteti pa e mare akoma.Experienca 20vjeçare ka treguar vertetuar se ky vampir dhe i vdekur mund te ngjallet.
Edhe ne varre do ja kene frigen.
Mir’ e thot populli “Bem o bab te te ngjaj”. Dhe i biri SALES esht SAL,prandaj e do LULIN marionet ne dore te SALES, si do qe edhe Olldashi njesoj esht me te.