Tradhtitë e Cristiano Ronaldo ndaj Irina Shayk nuk janë më spekulime, apo insinuata. Të paktën kështu pohon e përditshmja ‘The Sun’.
Një burim i afërt me modelen tregon pa drojë për tabloidin tradhtitë e futbollistit. Dhe jo me një, por me disa femra. “Tani e di të vërtetën dhe ndjehem e tradhtuar. Besoja tek ai kur filluan thashethemet që kishte qenë me femra të tjera, ndjehem budallaqe”, i ka rrëfyer modelja burimit të cituar.
Mesa duket Irina mësoi për tradhtitë e portugezit kur, në mes të përgatitjeve të ditëlindjes së lojtarit, Irina zbuloi disa mesazhe në celularin e tij që vinin nga femra të ndryshme nga vende të ndryshme si Kolumbi, Australi dhe Francë.
Në fillim ylli i Realit, mohoi gjithçka, derisa Irina i tha se kishte lexuar mesazhet. Cristiano nuk i dha asnjë justifikim dhe në atë moment Irina i dha fund lidhjes.
Edhe pse asnjë nga protagonistët nuk ka shpjeguar këto muaj motivin e ndarjes, e sigurt është që modelja ruse la të kuptohej diçka vetëm një muaj pasi u konfirmua lajmi i ndarjes së tyre. “Kërkoj një burrë besnik”, pohoi ajo për E! News. “Më pëlqejnë meshkujt e ndershëm dhe më pëlqen që burri të jetë besnik ndaj femrës, mendoj se kjo është më e rëndësishme tek një mashkull”.
Ndoshta ai mashkull është aktori Bradley Cooper, me të cilin ka një marrëdhënie prej disa javësh. Çifti nuk fshihet më edhe pse përpiqet të shmangë fotografët. Vetëm para një jave modelja udhëtoi deri në Londër për një takim romantik me të dashurin e saj…tufë me lule në aeroport dhe një darkë në një restorant luksoz. /DITA

leje se qeka deshperu keq fare. pa u ftof supa me Ronaldon, paska porosit berxollen e Cooper-it….