Edward Snowden, ish analisti i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA (NSA), ka zbuluar në një intervistë për BBC se shërbimet e inteligjencës të Mbretërisë së Bashkuar kanë krijuar një grup programesh të afta të kontrollojnë çdo lloj telefoni celular. Edward Snowden, që gjendet në Rusi që nga viti 2013, së fundmi ka dhënë intervistën e tij të parë për një televizion britanik.
Snowden paralajmëroi ekipin e programit hulumtues “Panorama” të BBC se Shtabi i Përgjithshëm i Komunikacioneve të Qeverisë, një nga tre shërbimet e inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar, i njohur si GCHQ, ka zhvilluar një seri programesh të quajtur “Smurf Suite” me qëllim që të marrë kontrollin e çdo lloj smartphone-i. Sipas Snowden inteligjenca britanike është në gjendje të ketë qasje në çdo lloj telefoni celular përmes një mesazhi që do të kalonte pa u vënë re nga përdoruesit e telefonave.
Tërësia e programeve “Smurf Suite” përfshin mjete të ndryshme për të kryer operacione të ndryshme, shpjegoi Edward Snowden. Për shembull mjeti “Dreamy Smurf” mund të ndezë dhe të fikë telefonin e një përdoruesi në mënyrë që ky i fundit të mos e kuptojë. “Tracker Smurf” është një mjet që zbulon vendndodhjen gjeografike dhe është më preciz se çdo metodë tjetër për zbulimin e pozicionit gjeografik.
Programi “Nosey Smurf” është i aftë të kontrollojë mikrofonin dhe të dëgjojë bisedat e përdoruesve madje edhe nëse nuk ka një thirrje aktive dhe telefoni është i fikur. Snowden theksoi se agjentët e GCHQ mund të dinë gjithçka për përdoruesin e telefonit celular që kontrollohet, çfarë shkruan, mund të shohë listën e kontakteve, faqet ueb ku lundron, etj..
“Mund të bëjnë shumë më shumë, madje mund të bëjnë edhe foto”, shtoi ish analisti i NSA-së. Shtabi i Përgjithshëm i Komunikimeve të qeverisë së Britanisë së Madhe deri tani nuk ka pranuar që të japë deklarata në lidhje me zbulimet e Edward Snowden. /DITA

Ike ore kurve e putinit
Ik o Swoden se nuk i duhet kujt e verteta. A nuk e kupton se ne cfare gjeje eshte khyer njeriu?