Në kohën kur opozita protestonte, forcat e rendit të maskuar e të pajisur me snajperë, janë fotografuar në minaret e xhamisë së Namazgjasë. I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Forumit Mysliman.
Ky i fundit me tone të forta, e ka konsideruar këtë akt të rëndë të parimeve të paprekshmërisë së objekteve të kultit. Gjithashtu edhe si thyerje të papranueshme të laicitetit dhe si ndërhyrje të dënueshme të policisë së shtetit dhe të vetë shtetit, në objekte që administrohen nga Komuniteti Mysliman dhe janë pronë e besimtarëve.
Sakaq Forumi Mysliman i kërkon Komunitetit Mysliman të Shqipërisë që t’i drejtohet zyrtarisht Ministrisë së Brendshme që kjo gjë të mos përsërisë më. Ata e cilësuan këtë një sjellje poshtëruese për objektet e kultit, për xhaminë dhe për besimtarët myslimanë.
Postimi i plotë
Gjatë ditëve të dy protestave të fundit të zhvilluara para godinës së Kuvendit të Shqipërisë, forca të shumta të policisë së shtetit janë futur, strehuar dhe kanë qëndruar në ambientet, në oborrin dhe në rrethimin e Xhamisë së Re që po ndërtohet.
Forumi Mysliman i Shqipërisë e konsideron këtë akt, si shkelje të rëndë të parimeve të paprekshmërisë së objekte të kultit, si thyerje të papranueshme të laicitetit dhe si ndërhyrje të dënueshme të policisë së shtetit dhe të vetë shtetit jo thjesht në objekte, që administrohen nga Komuniteti Mysliman dhe janë pronë e patëhuajësueshme e besimtarëve, por si ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punët e Komunitetit Mysliman dhe në çështjet e fesë.
Objekti i çdo xhamie, si edhe objekti i çdo kishe apo i çdo sinagoge, nuk mund të dhunohet kurrë në një mënyrë kaq brutale nga policia e shtetit dhe nga vetë shteti, duke shkatërruar plotësisht çdo kufi ndarës mes shtetit dhe fesë.
Nuk do të guxonin kurrë në asnjë vend demokratik, që forcat e policisë të përdornin si bazë, apo si vendstrehim, apo si vend-fshehje oborrin, bodrumet apo ambientet e tjera të një kishe, një xhamie apo sinagoge.
Forumi Mysliman i Shqipërisë i bën thirrje qeverisë shqiptare të mos dhunojë objektet e kultit dhe Xhaminë e Re të Tiranës si deri më tani. Forumi Mysliman i Shqipërisë i kërkon Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, që t’i kërkojë zyrtarisht Ministrisë së Brendshme, që të mos e përsërisë më këtë sjellje poshtëruese për objektet e kultit, për xhaminë dhe për besimtarët myslimanë.
Ky është një qëndrim i përsëritur të cilin ne e kemi denoncuar edhe më herët pranë të gjithë organeve përkatëse dhe e kemi përcjell si shqetësim edhe në “Raportin e Islamofobisë 2018”, që ua kemi shpërndarë të gjithë organeve qeverisëse dhe shoqërisë civile e faktorit ndërkombëtar të pranishëm në vend.
Është në themel të vlerave të demokracisë dhe të qytetërimit demokratik, që këto institucione janë të paprekshme, të mbrojtura dhe nuk mund të dhunohen kurrë në këtë mënyrë.
Mbetemi shpresë plotë se media, shoqëria civile dhe qytetarët shqiptarë do të jenë me ne në këtë qëndrim dhe nuk do të legjitimojnë këtë sjellje të policisë. Mbetemi po ashtu shpresë-plotë, se vetë policia nuk do të përdorë më Xhaminë e re si një vendstrehim apo një vend-fshehje duke e dhunuar atë.”

b.b/dita

Asnje gje poshtruese nuk ka. Nuk po shifni apo nuk po degjoni se si Terrorist te ndryeshem po bejne masakra edhe ne xhami(atu ku eshte lutja.)
Atehere c`fare te keqe ka qe te garantohet edhe xhamia edhe ambjemntet rreth saje.!
Ju e dini shum mire se Opozita eshte e islamizuar pasi Berisha e beri shqiperin antare te kesaj organiuzate te njeriout bmbe.!
Ju nuk e ken fuqin frymen e shejte ti shmangeni te keqijat qe u kanosen edhe juve ne xhami.
Po te kishte fryme te shejta nuk lejonte “fryma” qe te masakrohen 49 veta ne Zejlanden e Re.!
Ateher duhet pa qe te merren masa shtetrore.
Per ty dhe shoket e partise, ndoshta me mire mos
te ishin fare xhamite, por shfryni me rigon, se iku
koha juaj
Asgjo poshteruese nuk ka po’ ju nuk boheni njerez ktu bohet fjale per sigurine e shtetit dhe per sigurine e xhamise o derra
Nuk thoni, shyqyr qe u beme me xhami te re. Po tani qe kaluam lumin, te dh…… Kalin.edhe meremi me kush hypi pse pse hypi. Zoti e don refilling, po ashtu edhe ne si besimtare, duhet te vlersojme to paret ruajtjen e rendit dhe digitise.
Nuk thoni, shyqyr qe u beme me xhami te re. Po tani qe kaluam lumin, te dh…… Kalin.edhe meremi me kush hypi pse pse hypi. Zoti e don rregullin, po ashtu edhe ne si besimtare, duhet te vlers
ojme to paret ruajtjen e rendit dhe digitise.