Zbulohet historia e armës snajper që kreu vrasjen e Rrëshenit

Leda Hysa

Snajperi i markës italiane “Sabatti” që u përdor për të ekzekutuar Kastriot Reçin pak ditë më parë në Rrëshen, rezulton se i përket një shtetasi kosovar nga Rahoveci.

Ky informacion është konfirmuar për Policinë e Shtetit nga homologët kosovarë, por ata kanë saktësuar se arma është denoncuar si e vjedhur disa ditë më para se të ndodhte ekzekutimi mafioz i 47-vjeçarit Reçi.

Sipas ”Klan”, pronari i armës, nga Rahoveci, ishte i pajisur me lejen përkatëse me pretendimin e përdorimit si armë gjahu.

Në fakt edhe vetë kompania italiane që e ka prodhuar këtë armë, e reklamon atë si një armë të sofistikuar gjahu, duke e shitur atë vetëm në vendet ku lejohet.

Arma e pajisur me dylbi dhe silenciator mund të qëllojë në një distancë deri 200 metra, dhe është e çmontueshme në të paktën 3 pjesë.

Fakti që vjen nga Kosova është një element i ri, shumë i rëndësishëm tek hetimet.

Siç u pa edhe në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, Reçi pak momente para vrasjes ka zbritur nga një makinë “Benz”, më pas ai është takuar me një grua dhe një fëmijë përpara lokalit të tij.

Ai është qëlluar nga 150 metra distancë me një plumb të vetëm në zemër nga kati i nëntë i një pallati.

Pasi ka kryer vrasjen, autori ka dalë nga godina, i veshur si grua. Më pas ka hedhur paruken, pelerinën, dhe këpucët.

Hetuesit janë të sigurtë se vrasja është kryer nga vrasës me pagesë.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Z.President:Deklarata juaj se disa Kosovar do te digjnin Kuvendin e Shqiperise po saktesohet.Por, ju,policia,drejtesia,duhet te japni me shume shpjegime.
    .Kush jane autoret qe viktima ka demtuar..!
    .Nga kaloi krimineli -Kosove-Rreshen..!
    .A ishte denoncuar me pare arma e vjedhur ne Kosove..!
    .Si ka mundesi qe per 6-7 ore krimineli strehoet ne pallat,shkalle,lagje,qytet…dhe nuk diktohet,raportohet,kapet..!
    .Pse nuk ndryshon ligji denimit kapital..!
    .Pse krimineli Dritan Dajti qe vrau 4 polic ne 2009 nuk denohet per 10 vjet pse babai tij ka qene kuzhinier i Saliut !
    .Ju keni deklaruar se ” Saliun e kam pike te dobet e te forte..”Çdoni te thoni me kete..!?
    -Ne themi se ju te dy jeni fatkeqsia Kombetare.Pike.

  • Arma snajper eshte e vjedhur ne Rahovec?!!!!
    Me sakte do te ishte te thuhej ” eshte shitur ” dhe shitesi e njeh shume mire bleresin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *