Snajperi kanadez vret militantin nga distanca 3,5 km

Ornela

Një snajper i Forcave Speciale Kanadeze qëlloi dhe vrau një luftëtar të Shtetit Islamik nga një distancë tronditëse prej 3,5 kilometrash në Irak muajin e shkuar.

Burime nga ushtria kanadeze konfirmuan vrasjen dhe distancën për mediat dhe thanë se ushtari në fjalë e kreu këtë qitje spektakolare nga një ndërtesë e lartë.

Sipas mediave kanadeze, të cilat bazohen në burimet e tyre brenda ushtrisë, qitja është filmuar dhe përbën një rekord absolut.

Komanda kanadeze e operacioneve speciale konfirmoi raportin për BBC dhe distancën e saktë prej 3540 metrash, një asgjësim i plotë i rekordit të mëparshëm që mbahej nga britaniku Craig Harrison, i cili në vitin 2009 vrau një taleban nga distanca 2,475 metra.

Sipas mediave kanadeze, snajperi përdori armën standard të këtij reparti të ushtrisë pikërisht McMillan TAC-50.

Mësohet se qitja e kryer prej tij ndaloi një operacion të Shtetit Islamik dhe shmangu përdorimin e aviacionit në një zonë të banuar me civilë. Ekspertë ushtarakë thanë se vështirësia e qitjes në një distancë kaq të largët është e jashtëzakonshme, pasi snajperi duhet të llogarisë erën, specifikat balistike, lëvizjen e objektivit, madje edhe lakimin e tokës. Për ta ilustruar këtë, mjafton të thuhet se plumbit ju deshën thuajse 10 sekonda që të godiste objektivi.

Share This Article
2 Comments
  • kjo armë ka një shpejtësi qitjeje prej 850m/s,efektivitetin 2000 m,pra ruan pak a shumë të njëjtën shpejtësi deri në1500m!!që të thuash se 3500m i ka përshkruar në një kohë prej 10s!?
    më duket pak si karrocë doret!!i vjen sikur ke qëlluar me valter ose makarov!!ose pak a shumë si me një shigjetë!!
    qitje të tilla janë të bukura,si një gol trekëdëshi,por duhet të them se janë dhe me shumë fat!!
    personi i shënjestruar duhet të qëndrojë i palëvizur për tërë kohën e fluturimit të plumbit,plus kohën e marrjes së shënjës,duke pasur parasysh se shënja merret me dylbi me kënd të ngushtë!!paka a shumë duhet të jetë në “gjumë”,duhen të paktën 20-30 sekonda!!më e shpejta!!

  • 10 sekonda pa levizuar i ka qendruar luftetari i shtetit Islamik, snajperit kanadez qe qitja te behej e suksesshme dhe snajperi te thyente “rekordin Boteror”,…. pra futja pordhes edhe kete here.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *