Çfarë është kjo o zoti Lu?!

redaktor
Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, pas nje mbledhje te Asamblese se Dhomes Amerikane te Tregtise, ne hotel Tirana./r/n/r/nUS Ambassador in Tirana, Donald Lu, after a meeting of the Assembly of the American Chamber of Commerce in Tirana hotel.

“Para dymijë e trembëdhjetës,
asnjë ministër s’hetohet (!)…”
Sot them, palo Reforma,
më mirë të mos votohet.

Mund të thotë ndonjë nga ju:
Këtë gozhdë kush e nguli ?!
Një ligj i gjithë është bërë,
veç të mos hetohet Luli

Që të mos hetohet Luli,
as për vjedhje-as për vrasje,
as me ligjet e Sudanit,
ligji ynë nuk po ka qasje!

Propaganda është e madhe,
po është farsë dhe këtë herë,
Nuk mund të hetohet Luli,
as gjithë ministrat e tjerë!

Ndodh gjëkund që drejtësisë,
me ligj t’i vihet kufi?!

Ja që ndodh kjo maskaradë,
në të zezën Shqipëri!.

Meqë s’kam se kë të pyes,
pyes vetëm veten time:
Përse maxhorancë e Ramës,
i bën gjithë këto lëshime?!

Drafti që po qarkullon,
ka çudira në çdo fletë,
se s’hetohen as gjyqtarët,
që dorëheqje japin vetë!

Neve-populli i thjeshtë,
s’e kuptojmë dot çudinë,
se këta gjyqtarë e vranë,
dhe varrosën Drejtësinë!

Qeveria e kaluar,
kuptohet që po bën lojë,
sepse amnistinë e saj,
s’ka si të mos e votojë!.

Me Lulashin jemi tallur,
shpesh i thamë edhe idiot,
po kjo reformë e thellë,
as një qime s’i prek dot!

Sot kujtoj fjalët e Thanos,
si gjëmim i një shuplake,
se reformë e zotit Lu,
do të jetë krejt qesharake!.

Tani që po shikoj vetë,
këto nene kaq të frikshme,
them-s’është vetëm qesharake,
po dhe tepër e rrezikshme!

Nuk u bë për të dënuar,
ata vjedhës halabakë,
por halesë së korrupsionit,
i vihet super kapak!.

S’e kuptoj se pse Rilindja,
entuziaste është këtu,
Ndërsa prisnim ulërimën:
“Çfarë ke bër’ o zoti Lu?!

Share This Article
7 Comments
  • Shkruan bejtexhiu:

    “Me Lulashin jemi tallur,
    shpesh i thamë edhe idiot,”

    Akoma nuk e ke marre vesh i ziu ti, o bejtexhi qe nuk ka me idiot se ti, qe oj, oj e po njesoj.

    • O Shahist qe ofendon shahun me keto komente

      qenke nje “wheel car” qe nuk paske kuptuar qe 23 qershori 2013 ishte nje komedi e luajtur bukur dhe tani po e merrni vesh se ja u futi arviziu….shika sa te forte e la perbindeshin e viqidolit…..qe dhe vete amerika e ka frike

      1-PRESIDENTI
      2-K/PROKURORI
      3-KRYETARI SHIKUT
      4-KLD
      5-KLSH
      6-70% E ADMISTRATES
      7-VOA E ELEZ BIBERISHES
      8-VATRA NE USA
      9- GJYKATAT SHQIPTARE
      10-DONALD LULUSHI
      11-HELMUTI ALEMANIES
      12-KRERET E BANKAVE KRYESORE
      13- MIJRA INVADUESIT E BATHORES
      14-GJENERAL GRAMAFONeT FEJZI-FRANGAJ
      15-KALI ( GOMARI) TROJES ILIR META
      16-MILJARDA DOLLARE PASURI

  • Se di ti cfare eshte kjo ???
    pazar per popullin e thjeshte ,politike per klasen e larte
    EDveri merr dhe 2017 dhe amniston opozitaret vellezer
    dhe jetuan te gjithe te lumtur ,te kenaqur dhe sidomos rrrrrrrrrrrrrrrrilindur

    ja nje mut , ua ja dhe nje mut tjeter ,ja me tutje dhe nje tjeter …nuk jam ne wc jam ne pallament -Bukovski

  • Po kjo ishte loja o i dashur Arben. Prandaj u permbys komunizmi. Qe te kemi nje shtrese te pasurish dhe te degjeneruarisht qe te kene ne dore fatet e vendit dhe pjesa tjeter te kenaqet me Arjan Canin. Problemi ishte se si te krijohej nje klase pasunaresh, nje lloj borgjezie. Dhe si mund te krijohej ajo ndryshe veçse duke vjedhur dhe shitur per nje cope buke pasurite kombetare. Gjithçka qe ishte ndertuar nga populli shqiptar gjate periudhes 1945 – 1990 u shkaterrua, u pervetesua, u shit, u grabit,- por me ne fund edhe ne kemi borgjezine tone. Tani qe pasuria u nda as qe duhet t’i shkoje ndermend ndokujt te kerkoje llogari dhe drejtesi. Prandaj “drejtesia” e leshit do te filloje gjasme qe nga viti 2013!!!! Keshtu ka ngjare edhe ne Amerike, Britanine e Madhe etj etj para nja 200 vjetesh. Ne ate kohe grabitesit dhe pervetesuesit quheshin baronet – hajdute. Sot quhen biznesmene dhe burra shteti te nderuar!!! Kjo eshte bota qe enderruam.

  • Turp per popullin shqiptar qe nuk dell e nuk kerkon referendum!
    Qe nuk dell e nuk kerkon mbrojtjen e dignitetit te tij!
    Qe nuk dell e nuk kerkon largimin e horrave!
    Cohu Enver,se vetem ti do dish me iu ardh haut horrave qe na lere pas!
    Révolu ion duhet te te pastrojme hauret!

  • Horrat qe sot qeverine kane, prej rraces Enverit jane.
    Te zgjedh prej Nexhmi-Ramizit, si te dale prej gjirizit.
    Te sjell nga larg thonj pa prer, per te ngjare me Enver.

  • “Meqë s’kam se kë të pyes,
    pyes vetëm veten time:
    Përse maxhorancë e Ramës,
    i bën gjithë këto lëshime?!”

    dhe
    “S’e kuptoj se pse Rilindja,
    entuziaste është këtu,”
    fare thejsht beno!!
    nuk kanë ndryshim nga të parët!!për pasojë nuk e bëjnë vetëm për lulin e saliun!në radhë të parë e bëjnë për veten e tyre!!
    kështu rilindja e pjerdhur është duke menduar për vete,sepse në të kundërtën po ia pranonim sikur të thoshte me emra se kush nuk do të mund të dënohej!!
    jo ata thonë oligarkia nuk mund të dënohet!!ajo klasë e korruptuar kriminale nuk mund të gjykohet!!për të tjerët nuk ka problem!!
    kështu që nuk e di përse bëhet kjo “reformë”??dhe më parë e njëjta gjë ka qënë!!asnjë politikan nuk është dënuar!!
    saliu bëri çdeshi dhe për ta gjykuar atë ja dhamë votën edit!!ai po bën të njëjtat gjëra si saliu,atëherë përse duhej ta ndërronim saliun??
    kështu dhe reforma!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *