Nuk do të ketë ndryshim të masave anti-COVID në vend. Këtë vendim dha sot Komiteti Teknik i Ekspertëve, teksa theksoi se situata me pandeminë në vend mbetet e qëndrueshme dhe për këtë arsye, masat që janë ende në fuqi janë efektive.
bahsine
“Situata mbetet këtë javë relativisht e qëndrueshme, për këtë nuk do të ketë ndryshim të masave në fuqi. Ora policore nga ora 22 deri në 6 të mëngjesit. Përdorimi maskave do të vijojë i detyrueshëm aty ku e kemi rekomanduar. Do vijojë të mos lejohet grumbullimi i më shumë se 50 veta, për aktivitete sportive e kulturore do organizohen në kapacitete jo më shumë se 30 e ambienteve dhe duke zbatuar protokollet e rekomanduara. Do vijojë njësoj rregulli i hyrjes në vendin tonë. Do të kërkohet prova e vaksinimit, kush nuk ka certifikatë vaksinimi, duhet të paraqesin provën e kalimit të sëmundjes brenda 180 ditëve, apo testin që janë të negativizuar. Ata që nuk kanë asnjë nga këto dokumenta është në fuqi vendimi për vetëkarantimin për 10 ditë”, tha Rakacolli.
Dhimitër Kraja ka bërë me dije se ka një rritje të numrit të grave shtatzëna që po preken rëndë nga COVID, e ndërsa të shtruar në spital ka edhe 19-vjeçar. “Në 2 spitalet COVID ka 230 pacientë, kapaciteti është ende i disponueshme se 30% e mundësive të shtrimit është i lirë ende, të sëmurët vijnë kryesisht nga Tirana, Durrësi, Elbasani, por edhe nga rrethet. Ka 19-89 vjeç, por mbizotëron 65 vjeçare, ka më shumë raste të grave shtatzëna që vijnë me COVID, që kanë forma të rënda. Pjesa më e madhe e të shtruarve të pavaksinuar. Ka fatalitete nga rastet e vaksinuara, por janë shumë të pakt. 5.1 ose 5.4 raste në ditë”, tha Dhimitër Kraja.
Gjirokastra është bashkia me më shumë të vaksinuar në vendin tonë, për t’u ndjekur nga ajo e Delvinës dhe Puka e Tropoja në veri të vendit.
Në total 33% e popullsisë shqiptare është vaksinuar me dy doza, tha Shefja e Epidemiologjisë së ISHP-së, Silva Bino.

Litari për mashtruesit covid
Litari per no vax
Sipas Min Shendetesise deri dje jane vaksinuar me te dy dozat rreth 741.000 pra 26%
persona dhe rreth 180.000 me dozen e pare qe duan tre jave te plotesojne te dyten