Cilësohet si nga femrat më joshëse të telenovelave. Revista FHM së fundmi e ka nxjerrë në kopertinë në disa poza ku ajo tregon format e saj që sigurisht e bëjnë të ndihet krenar të dashurin e vet. Por aktorja Mishel Kigen thotë se “kam ndryshuar shumë në vitet e fundit. Ndihem shumë rehat me veten time, ndërsa më parë kam qenë shumë e turpshme. Është vërtet e bukur dhe edhe tani që e kam fituar sërish një çmim të tillë, është thjesht e pabesueshme, sepse mendoj: “Çfarë dreqin shohin tek unë?, sepse unë nuk jam vajza tipike seksi. Nuk e mendoj veten time si joshëse”.
Bukuroshja e lindur në Mançester gjithashtu pranoi se shpresonte të punonte me theksin e saj të të folurit në të ardhmen, ndërsa ëndërron që të marrë pjesë në dramë në të ardhmen.