Soçi, medalja e parë e artë shkon në Amerikë

anazapta

Amerikani Sage Kotsenburg është fituesi i medaljes së parë të artë në Lojërat Olimpike Dimërore Soçi 2014. Kotsenburg doli i pari në garën koreografike me snowboard, duke marrë 93.50 pikë për një paraqitje të jashtëzakonshme. Në vendin e dytë në këtë disiplinë u rendit norvegjezi Staale Sandebech, me rezultatin 91.75 pikë, ndërkohë që medaljen e bronztë e fitoi kanadezi, Mark Mcmorris. Gjithashtu në ditën e parë ishin në program dhe ndeshjet e hokejit në akull për femra. Skuadra amerikane e nisi me fitore Grupin A, pasi mundi 3-1 Finlandën. Hilary Knight shënoi pas vetëm 53 sekondash, ndërkohë që në periodën e dytë Kelli Stack dhe Alex Carpenter vulosën fitoren për amerikanet, përpara se finlandezet të shkurtonin diferencën me Sussana Tapani. Në ditën e parë u zhvilluan gjithashtu dhe gjysmëfinalet e garës së skive në disiplinën downhill, ku amerikani Bode Miller, në kërkim të medaljes së tij të gjashtë të artë, kaloi pa probleme në finalen që do të zhvillohet sot.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *