SOCIALE / Pensionisti i vetmuar Sabile Risha viziton liqenin, argëtohet duke qëlluar patat me gur në kokë

redaktor
509418022

TIRANË – Dashuria për natyrën, paqja dhe qetësia shpirtërore pranë gjelbërimit dhe krijesave të këndshme të perëndisë, është një nga elementët që i ndihmon moshat e thyera të kalojnë një pension aktiv dhe të shëndetshëm.

Nuk mund të bëjë përjashtim nga ky argëtim as pensionisti Sabile Risha, i cili shpjegon për Gojët e Liga se vjen shpesh nga kodrat e liqenit të Tiranës, ku ka mundësi të bjerë në kontakt me shpezë e kafshë të ëmbla.

“Është bukur të kalosh disa çaste pranë natyrës,” thotë 74 vjeçari, “unë gjithmonë e shijoj shumë marrjen shenjë dhe goditjen e patave me gur mu në kokë”.

Risha shton se shpezët mund të jenë edhe pulëza uji, pëllumba të rastësishëm apo turtuj.

“Nuk ka rëndësi lloji, por patat i preferoj më shumë se janë trupmëdha dhe i merr nishan më kollaj. Është kaq qetë, kaq këndshëm këtu, saqë më bie mendja rehat,” thotë pensionisti paqësor.

AI shpjegon se rituali i preferuar është ulja në një stol pranë ujit pasi ka mbledhur një tufë gurësh të përshtatshëm.

“Një herë kam goditur një patë mu në çaçkë të kokës. E palosa direkt. Disa pata e pulëza i kam qëlluar me siguri në trup, ndoshta kanë ngordhur më vonë në një ndonjë cep,” thotë i emocionuar pensionisti.

Ai e vazhdon këtë ritual deri sa erret, e ndonjëherë të afërmit detyrohen ta marrin me zor, duke i premtuar se do të vrasë sërish gjallesa nesër.

Befas Sabile Risha pikasi një patë që po notonte me siklet, dhe bërtiti i ekzaltuar:

“Jaaa, e shikon atë topallen, atë patën ezmere? Para dy ditësh e zuri një gjysmë tulle mu në palcë të kurrizit! Çudi sesi noton ende!”        

Pensionisti pohon se herë pas here merr edhe nipërit e mbesat me vete.

Kënaqësia e të qëlluarit të shpezëve me gjyshin, me shpresën se do vrasin ndonjë, është e madhe për pasardhësit e fisit Risha. Por akoma më e madhe është krenaria e gjyshit që ata po ecin në gjurmët e tij.

Një moment Sabile Risha e ndërpreu bisedën. Një nga nipërit vjen me vrap dhe e njofton i skuqur nga triumfi:

“Gjyshi!!! Kena gjet një fole me vezë pulëzash! Eja t’i thyjm e t’i vemë flakën!”

74 vjeçari buzëqesh, kërkon ndjesë duke gjestikuluar me duar, “ehh, ç’ti bësh, kalamaj hesapi”, pastaj merr nipin për dore dhe largohet, duke i dhënë një nga mësimet e çmuara të jetës:

“Jo të keqen gjyshi. Do presim të fshehur pranë folesë, sa të vijnë dhe prindërit e vezëve, pastaj i vrasim të gjithë!”  

*****

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike pro moshave të treta

Share This Article
20 Comments
  • “Jo të keqen gjyshi. Do presim të fshehur pranë folesë, sa të vijnë dhe prindërit e vezëve, pastaj i vrasim të gjithë!”
    Ju marrte e mira, sa shume kam qeshur! Dhe pastaj kam qare, se kjo fjali ka brenda gjithe realitetin e hidhur. Kush na ka mallkuar, qe kjo gjallese te na marre shpirtin per 30 vjet rresht!

  • Komplet humor I zi! Situate prej Tarantinoje! Do presim te vijne prindrit, I vrasim, pastaj po na pane kalimtaret I vrasim, po erdhi ndonje kopshtar I bashkise, e vrasim!
    O sali makabriteti cfare pershkrimi te kan bere

  • Hahahaaaa, saBilja godet perseri. Merrni gure ti biem liqenit, te vrasim dhe liqenin! Ky njeri è nis diten duke ngrene gjemba.

  • Fajin e ka Gallofi i gjatë që nuk e mbylli në kopshtin zoollogjik këtë krijesë , atje ku e ka vendin me kafshët e tjera, ti jepte dhe një shpellë që të kujtonte vitet e rinisë kur qinte dhinë.

  • o gazeta punsoni ndonje korrektor , se me kta gazetar qe shkruajn me gabime ortografike e keni te domozdoshme , saliu jo sabileja o gazetar , keni ngaterruar emrin.

  • kush esht ky sabile risha o gazetar me dipllom fallco, un nuk e njof per vete kte EMER , se ky ne figur esht sali berisha.

  • Sabile Risha ka qene VARKAR i Enverit qe vriste papushim pata dhe rosa te egra me ciften qe ja kishte falur BOSI Hysni Kapobanda ne fluturim pasi Partia e Punes i kishte shpallur shpendet shtegtare te lire dhe liberale si “Armiku i Kllases i fanunes dhe i flores kombetare” dhe si i tille nuk ka si te mos kete mallegjim per varkat dhe vozitjen ne liqen, por helbete mosha ben te veten dhe nga ana tjeter Sabile Risha nuk i ka mesuar profesionin dhe te fshehtat e VARKARIT djalit te biresuar, qe ka qene gjithashtu KAMARIER i Enverit ne Rinas, Lulezime Bisha dhe keshtu nuk ka se kush ta vozise badiava ne liqen dhe kjo e trishton papushim Sabile Rishen ne pleqeri,

    prandaj:

    I vret patat dhe rosat e egra dhe bibat e tyre vetem me dore si nje kujtim nga Koha e Qepes e Partise se Punes qe i vriste “Armiqte e Kllases” me duart e saj dhe kur Enver Bythoja dhe Hysni Kapobanda e kishin emeruar SEKRETAR.

  • Ju anmiqet e Salih burrit
    E kini trunin si tmajmunit
    Edhe formen me u pa
    Jeni ba vehten me e vra!
    Salih Rama i malesise
    Eshte kryenera e shqiptarise
    Eshte doktorr me shume dijeni
    Su ven npulle ore faqezi
    Ju tpa nere e pa tipare
    Folni keq e skini marre
    Shane vehten ashiqare
    Pjelle e flliqet e te hupun fare!

    • ashtu asht o Mrizi i Zanave!
      Lejoi gjakmarrjen, prostitucionin, firmat piramidale, shkaterroi shtetin, na solli tallavane, etj etj!
      Nuk ja vlen me te kthy pergjigje, se ti je ajo lloj rrace qe mendon se ne shqiptaret nuk na duhet shteti as kombi! Jo te gjithe ndjehemi nomade, njerez pa atdhe si ti e lloji yt!
      Me te tregu se cfare Berisha i ka be ketij kombi eshte humbje kohe, se nuk kupton!
      Po te ndjehesh shqiptar e te kesh pak material gri ne kaplloqe nuk shqetesohesh per Doktor Mortjen, por per vendin tone i cili kishte marre rrugen e Afganistanit !
      Me te permend ty Janullatos e mbrojtjen e vendit jane dy dukuri qe nuk mundesh me i kuptu!
      Per ty Doktorri eshte antikomunist!
      A mundet me qene antikomunist dikush qe zbatoi 7501, ligjin e Stalinit?!
      Nuk du me shkrujt me gjate, se e kuptoj se nuk ke lexu naj here me gjate ne jeten tende!
      Tallavaja, Berishizmi dhe te ngjashem si ti e kane vendin ne Afganistan a Pakistan jo ne Europe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *