Nga Artan Duka
Botuar në DITA
Degradimi i PD risolli temën e rreshtimit majtas apo djathtas në spektrin politik. Nisur nga retorika ideologjike, as PD e as PS nuk përfaqësojnë atë që pretendojnë.
Betejat zgjedhore këto 30 vjet, se sa majtas-djathtas, kanë qënë brënda llojit e në funksion të klientelizmit të ditës. Kjo shpjegon edhe vijimësinë e tranzicionit, pavarësisht rotacionit, nga thellimi i pabarazisë social-ekonomike, mungesa e transparencës në qeverisje, pabarazia përpara ligjit, rrënimi i shpresës, braktisja e vëndit etj.
Paradoksi majtas-djathtas ka qënë rutinë në tranzicion. PD e “djathtë” e drejtuar nga ish-monistë, shpërfilli pronën me 7501 duke diskriminuar brënda vetë kategorisë së pronarëve (pronarët e banesave i morën ato ndërkohë ata të tokave jo), favorizoi populizmin me uzurpimin e pronës private e publike, konsolidoi bastione në zona me vështirësi ekonomike, mbylli tregjet duke favorizuar klientelizmin, rrënoi besimin tek vota, ligji e institucionet në favor të autoritarizmit, zhbëri trashëgiminë ekonomike etj.
Po kështu, PS e “majtë”, qëllimisht apo e kompleksuar nga e shkuara, dominohet nga fryma liberale, beson tek tregu si rregullator, inkurajon PPP e konçesione pafund, privatizimin e aseteve publike, ul taksa, mban qëndrim të vakët deri kontradiktor ndaj LANÇ dhe ri-ndërtimit të vëndit etj.
Këto 30 vjet nuk kemi patur parti të mirëfillta ideologjike por parti “hibride” që kanë dëshmuar sjellje të majta e të djathta njëkohësisht dhe e kanë përdorur debatin majtas-djathtas si “tymues” zgjedhor për të ruajtur statukuonë kjo përmes edhe një ligji zgjedhor të qepur me kujdes si ai “spanjoll”.
Ky paradoks politik parashtron sot nevojën ose të riformatimit real majtas-djathtas të tregut politik (me apo pa PS/PD) ose vijimin me partitë hibride (me apo pa PS/PD) por me forcim real të shtetit ligjor ndaj abuzimit politik dhe reformë zgjedhore që inkurajon votën e lirë që ndëshkon politikisht.
Sesa ideologjike apo “hibride”, na nevojiten parti normale. Të tillë të bën respekti ndaj ligjit, moralit politik, transparenca në qeverisje e opozitë, demokracia e rotacioni brëndshëm (kufizim të mandatit si kryetar) etj. Vetëm atëhere, dilema e zgjedhjes mes qasjes ideologjike apo asaj hibride merr kuptim dhe ia vlen.
Ndarje ideologjike apo parti “hibride”?
Ndarja ideologjike, ndërsa ofron transparencë programore, mund të shihet edhe si atavizëm historik. Ajo parcelizon e ngurtëson vullnetin e votuesit, ngre “mure” mes nesh me ndikim në kohezionin social etj.
Ndërkohë, ajo “hibride”(majtas e djathtas njëkohësisht), pavarësisht kompleksitetit në larminë e ofertës, ofron apel bashkimi tek votuesi duke shkurajuar ndasitë tradicionale, “bastionet” e “besat” zgjedhore etj me ndikim në kohezionin social-politik dhe mosparagjykimin e qeverive të rradhës.
Qasja hibride reflekton vetë natyrën komplekse të shoqërisë dhe individit. Shoqëria është “hibride” dhe çdo parti në qeveri, e ka detyrim kushtetues të tregohet e përkushtuar për drejtësi dhe shanse të barabarta për të gjithë.
Vetë individi ka larminë e tij të realiteteve dhe ambicjeve majtas/djathtas njëkohësisht (edhe kur nuk ka pronë, ëndërron një të tillë) dhe vetë qëndrimi i tij ideologjik evoluon vazhdimisht duke qënë subjekt i faktorëve individualë, familjarë, shoqërorë, rrethanave etj.
Psh. rinia priret të jetë më liberale, ofron “kolateral” (investim) jetësor fillestar modest ndaj dhe është më e hapur ndaj ndryshimit, radikalizmit etj duke u priruar majtas ndërkohë që krijimi familjes, siguria e pronës dhe jetesës, ruajtja e statukuosë etj e shtyjnë individin drejt vlerave konservatore.
Votuesi “besnik” ndërkohë është një tjetër anomali, shprehje e paradoksit të politikës së tranzicionit, klintelizmit dhe ndasive artificiale mes nesh.
Ndaj një parti hibride shkurajon besnikërinë tradicionale partiake dhe rikthen dinjitetin e votuesit që zgjedh pa komplekse atë parti që plotëson në tërësi më mirë nevojat e tij dhe kushdo, edhe fituesi edhe humbësi në zgjedhje nuk e përjeton as si triumf jete e as si fund bote rezultatin zgjedhor.
Partitë hibride duke apeluar ndaj të gjithëve pa përjashtim, do të përcillnin mesazhe bashkimi. Dallimi mes tyre nuk do të ishte më “ne” ose “ata” por qasja më e arsyeshme për të përmbushur interesat e mbarë shoqërisë sa më mirë dhe sa më shpejt, të majtë apo të djathtë qofshin ata.
Votuesi do të çlirohej nga kompleksi “besës” dhe miti i bastioneve gjeografike do venitej sepse qytetari nuk përjashton më apriori asnjë parti nga zgjedhja e tij dhe vota e tij nuk merret më e mirëqënë.
E keqja e tranzicionit nuk ishte “hibridizimi” partive por raporti i ndërlikuar i tyre me zbatimin e ligjit dhe këtu hyn sot në lojë vetë reforma në drejtësi dhe mundësia për një ligj të ri zgjedhor që nxit meritën dhe jo servilizmin partiak (psh. sistemi mazhoritar).
E rëndësishme është që edhe “vreshtin” e politikës ta ruajë frika dhe partitë në pushtet të mos sillen sikur të mos ketë të nesërme, duke dekurajuar kështu abuzimin dhe autoritarizmin tradicional.
PS sot në pushtet, në mungesë të opozitës reale por dhe si inisiatore e reformës në drejtësi, ka përgjegjësinë historike të krijimit të preçedentit të qeverisjes së mirë.
Paralelisht reformës në drejtësi, ajo duhet të jetë promotore e një ligji të ri zgjedhor që shkurajon statukuonë, shmang listat klienteliste për në Kuvënd dhe hap garën për më të mirin si zëdhënës të qytetarit shqiptar.
PS dhe padrejtësia e diskriminimit pozitiv
Qeveria e një partie hibride nuk ngurron e nuk ka komplekse në ndërmarrjen e reformave të djathta apo të majta, nëse koha dhe korrektësia e kërkon.
Si parti në pushtet, PS duhet të dëshmojë më tej se politika duhet të respektojë njëlloj qytetarin, i majtë apo i djathtë qoftë ai sepse e keqja e padrejtësia, jo rallë, bazohen edhe në ligj (vetë diskriminimi pozitiv brënda një kategorie, sërisht mbetet diskriminim).
Me të drejtë PS tregohet e djathtë kur qeveria e saj u rikthen banesat pronarëve të tyre por ndërkohë, t’u rikthejë pronën edhe pronarëve të tokave apo kompensojë realisht ata sepse kanë 3 dekada që presin dhe po ikin nga kjo jetë pa lënë gjë pas.
Qeveria legalizon me tam-tame pronat e uzurpuara dhe investon në urbanizimin e tyre por ndërkohë shpërfill pronarin historik që bredh ende në Strasburg. Borxhi ka rradhë dhe para se të kujdeset për të ardhurit, qeveria të bëjë drejtësi për pronarët e tokave të mbetur tek gardhi.
Justifikimi me faturën e kompensimit është alibi. Një qeveri që ka vullnet, gjen forma e mundësi. Qoftë si kompensimi i të persekutuarve (këste të ndara në kohë edhe për pasardhësit), qoftë duke e ligjëruar që qytetarët që duan të legalizojnë pronën t’a shlyejnë vlerën e tokës me kredi bankare afatgjatë (sikurse kreditë për shtëpi si pagesa për ndërtuesin) etj.
Po aq sa e majtë e solidare me strehimin e atyre që humbën shtëpitë nga tërmeti, qeveria e PS duhet të tregohet edhe me banorët që 90-ta i zuri në banesa pronarësh. Afro 230 mijë familje privatizuan pothuajse falas një apartament që sot është kolateral për brezat në vazhdim (disa me “fat” privatizuan edhe dyqane e magazina) ndërkohë që mbi 3 mijë familje mbetën pa shtëpi!
Ata ose u nxorrën nga banesat në fatin e tyre, ose u detyruan të marrin kredi(!) ndonse kontribuan po njëlloj si dhe 230 mijë familjet që gëzojnë shtëpi (ndërkohë që po ky mekanizëm kredie nuk konsiderohet si zgjidhje për kompensimin e pronarëve të tokave).
E drejta e do që ai që banonte në shtëpi pronari duhet të trajtohet njëlloj si të gjithë të tjerët. Padrejtësia e kësaj qeverie të “majtë” shkon deri në ekstreme si psh. sot një pensionist i mbetur pa shtëpi nga privatizimi i banesave në vitet 90, nuk merr as kompensimin e energjisë sepse jeton tek fëmija dhe nuk ka emrin në tapi(!)
Të gjithë, pronar, punëtor, bujk, mësues etj kanë halle e ndeshen me padrejtësi. Diskriminimi pozitiv e pozat prej bamirësi të qeverisë (populizëm për vota) vetëm lëndojnë më tej. Një parti “hibride”, korrekte ndaj ligjit por kritike ndaj ligjit të padrejtë, bashkë me shpurën e deputetëve të saj, nuk bën dallim dhe zotohet për drejtësi.
Karshillëku, autoritarizmi, egoja, mungesa e transparencës ndaj qytetarit janë sfidë ndaj dinjitetit qytetar. Restaurimi i traditës në qytete nuk ka lidhje me zellin “Lego” të politikës me shumëkatësh asfiksues pafund në kurriz të hapësirave të gjelbëra, tjetërsimin e shesheve sipas dëshirës sikundër po ndodh me Sheshin e Flamurit në Vlorë (me strukturë kollonash si pikë kufitare) etj shprehje të megalomanisë dhe arrogancës politike që duam t’a harrojmë.
Një parti moderne “hibride” nuk e ka tabu ideologjinë teksa anon sa majtas e djathtas duke tentuar të ekuilibrojë interesat legjitimë të votuesve pa dallim. Luhatje kjo që nuk ka as pse të ketë referenca ndaj të shkuarës historike që na ka ndarë aq gjatë dhe për të cilën koha ka bërë të vetën.
Sa kohë respekton ligjin e të drejtën, një PS “hibride” mbetet në parim shtëpi për të gjithë. E nëse fjala “socialiste” shihet si “social-ishte” apo stonon e evokon ideologji për dikë, kollaj ajo punë. Nryshohet, ndonse edhe me të nuk ka qënë problem deri tani.
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Artikulli flet per nje te vertet absolute ne dem te qytetarit. Me ndryshimin e sistemit,duhej te ndryshonin edhe marredheniet mbi pronen.PD-ja e sapo krijuar e pati ne programin e saj kthimine prones,por ne zgjedhjet e 1992-it e fshiu pasi pa qe me ate program te 1991-it nuk fitonte asnjehere.Perball ishte nje mentalitet se po kethehej koha e beut dhe agait.Kjo nuk trembi popullin por uzurpuesit e dy forcave politike qe vinin nga rradhet e ish nomenklatures.Kthimi i prones do ti shfronesonte ata.Ne qoftese prona do te shkonte tek i zoti,sic e ka rregulli kapitalist ne Shqiperi do te kishin mbijetuar shume vepra te ndertuara ne diktature.Kjo do te pengonte interesat e kapitalit te huaj per tregjet qe kerkonin.Sa per kethimin e pronave ne qytet(kryesisht banesa)ishin shume pak per vete numrin e qytetareve te para 1945-ses.
Ne keto 31-vjet asnjehere s’ka pasur lufte politike me parime ideologjike.E gjithe lufta eshte bere per marrjen e pushtetit dhe grabitjen pa meshire te ketij vendi.Po ti hedhesh nje sy te pergjithshem pasurise te “politikaneve” te te gjithe kraheve (me elektorat e pa elektorat) do te konstatosh shume lehte se pa pasur asnje biznes jane milionere,kur shume prej tyre kur hyne ne politike s’kishin libreze pune pa le me prona.Ne keto 31-vjet vec frymes populiste per dominimin e vendit (me grabitje),s’ka asnje lloj ideologjie.Mbi baze te cilit ligj u ndertuan shtepi per ata qe paten deme nga termeti.Aty jane parat e te gjitheve.E njejta gje per cdo rast permbytje e fatkeqesie natyrore.Po,ne momentin e pare shteti duhet te afroj ndihmen humanitare,tu jape ndihme per te mbijetuar e perballuar veshtiresin e momentit por,jo tu krijoj privilegje ne kuriz te taksapaguesve.Ku thuhet qe zaptuesit te tokes ti legalizohet grabitja?Ne c’vend te botes,zaptuesit ti kompesohet ndertimi me grabitje (si rasti i Lizes)? Duke pare gjithe keto cudira Shqiptare thua ku jetojme?Padrejtesit qe i jane bere ne keto 31-vjet kapitalizem (demotakercita),nuk mund te llogariten.
Sa per simbole kombetare,ky lloj shteti nuk ka asgje per te thene.Ato jane fshire nga axhenta e te gjitha qeverive te ketyre viteve.(Vetem nje fakt:Kur ne 1999-ten ne Sheshin e flamurit ngrihej Flamuri Kombetar,patrullonin forcat shumekombeshe).Mevetesia jone?
te bejne dhe nje keshillim kombetar per mbreterine se keta u bene mbreter e princa e princesha, edhe fisi PD ne opozite por dhe ata me mbret si Sala, e llapin keta per byrone politike e Enverin, ata ishin ne banesa me qera, sot me Kala e Vila pafund. Dhe nuk hapin krahun fare, na shkoi jeta me nje surrat ne TV, te dyja krahet, sikur Kane bere vezen e kuqe, me te zote se presidenti amerikan jane qe rrine max 8 vjet e pastaj ne pune te tyre…sa per majtas djathtas, ne kapitalizem prona e interesi te ben automatikisht te djathte keshtu qe harrojeni te majten, edhe emri socialist stonon
Shqiperin e zoteron injoraca kte gjysem shekulli trazicion , partia social ishte nuk esht socialiste , esht e drejtuar nga llumi social ishtes i perzier me llumin gri dhe pollen rilindjen me kryetarin me sharlatan te rilindjes , qe nderoi me ceremoni shtetrore kryetradhtarin qe u largua me tanket e hitlerit mutat Frasherin , ky lloj sharlatani i ndimuar nga llumi social. Ishtes fatos nano nje alabak universal pijanec sharlatan bixhosxhi e burgaxhi , prodhuan nje parlament te majt qe nuk ka lidhje me social ishten , kta marin votat majtas dhe nga familjet e deshmorve dhe i japin para pa fund familjeve te kundershtarve te tyre te “persekutuarve” qe marin parat pin raki e bredhin me kurva , heronjt e punes e te luftes dikur jan katandisur ne meshir te fatit , kjo esht rilindja qe solli sharlatani me brekushe qe babain e kishte antar te Komitetit qendror te PPSHs dhe pelliste si kafsh tek pallati kultures ti varim komunistet , e kuptoni çfar llumi e drejton te majten social ishte , te djathten e zaptoj Saliu qe me urrejtien qe kishte nga ky milet qe nderruan nje sistem qe ky i sherbeu me mish e me shpirt , ky shkaterroj xhdo gje qe ndertoj populli nen drejtimin e PPSHs , ja la shqiperin shqiptarve siç ishte pothuajse me caperjashtime si ne kohen e zogut , beri çorb pronat shkaterroj industrin shendetsin , futi ne politik mashtrimin vjedhjen e votes shkaterroj drejtesin , qe ky popull ta ndiente deri ne palc mir dhimjen e kapitalizmit sot , dhe ja arriti qellimit , ky qellim i erdhi per shtat dhe shtetit Amerikan se i kishim shar e ber karshillik 50 vjet si asnje tjeter , dhe rairsoni vet erdhi me teorin ti shkaterrojm te tera çfar ka ndertuar PPSHja , dhe ashtu ben , tani kemi nje gjysem shekulli nuk ushqehemi dot me buk , fitorja me e madhe ishte qe jemi futur tek breket e natoj dhe kenaqemi sa her pjerdh nato dhe i lepijm bythen sa her e ka pis , e dyta fitore me emadhe ka qen liberalizimi i vizave nga europa se u gjet zgjidhja per shqiptaret duke i hequr qafe , dhe u largua treçereku kti populli dhe kta hajdut bastart e kopila majtas e djathtas vjedhin perfitojn dhe qeshin e tallen me fatet e kti kombi qe ka mar rrugen e shperberjes pa kthim , nga rrugaçet perverset mashtrusit antishqiptaret dhe llumin e ish komunisteve dhe ish kolaboracionisteve te ber bashk qe si nje orkester rrangalle kan 30 vjet qe shoqerojn me qef shberberien e kombit ton , shqiptaret duhet te ndahen sa sesht von nga e kaluara urrejties , te behen bashk dhe te ndahen mas perkatsis dhe kamjes , njerzit e varfer duhet te votojn te ter te majten se esht sociale dhe ndimon njerzit ne nevoj , te pasurit dhe te kamurit qe notojn ne gjen e vjedhur tashme te votojn djathtas , se e djathta mbron te pasurit dhe favorizon ata , vetem keshtu gjithsecili shkon ne vendin e vet , historin e PPSHs , sostemit zogist dhe luftes dyt jan historianet qe duhet te meren me kto çeshtie , ather do behet shqiperia .
PS e PD nje ekip, ca ne fushe, ca ne stol, po i njejti ekip perballe popullit, tallen me pak spektakel ne fushe, ca rrofeshata e finte por nje loje qe dihet se si mbaron dhe nje trofe abuzimi qe e mbajne bashke lart me te dyja duart ne ajer dhe bejne syte kater se kane frike mos ia vjedhin njeri-tjetrit
Nuk munde te ken nje program te caktuar politik deri sa ekonomin e vendit e kane rrenuar.
Baza ekonomike eshte çelsi kryesore i nje force politike ne vende.
Per çfare programi te djeth ose te majte munde te behet fjal kure gjendja ekonomike ne shqiperi eshte gjithnje ne renje dhe jo ne rritj.
Kjo duket per dite se pa prodhim nuk ka asnje perparim.
Shqiperia nje vend me nje popullsi te re te cilet nuk kishin aspak njhje mbi ndryshimin e sistemit.
Ndryshim sistemi ishte ndryshimi i pronsise mbi mjetet e prodhimit. Ne socializem ishte Prona shterore mbi mjetet e prodhimit dhe keto mjte te prodhimit duhej te ndryshonin sistemin e tyre, pra te ktheheshin ne prone private mbi mjetet e prodhimit.
Po cfare ndodhi.?
Ne vende qe te ndryshojen karakteri i formes se mjetev te prodhimit nga pron shterore mbi mjetet e prodhimit , ne prome private mbi mjetet e prodhimit ato e rrenuan prone me idene antikombtare se kjo ishte pron e ndertuar nnga komunistet dhe tani sipas tyre te shkatrrohet dhe te rindertohet nje pron private mbi mjetet e prodhimit, e per ket mashtrim ata rrekomanduan ne Cekun e Bardhe per ti mashtruar shqiptaret.
Ne fakte kete e ben Monopolet te cilet kerkoni qe ne shqiperi te mos prodhhet me kurre. Te mos kete fakbrika, uzina prona te fuqishme konkurse, pore shqiperia te kthehet nje nje vende thjesh tregtar ku te shesin mallrat e monopoleve te tyre dhe shqiptaret te jen gjithmon argatet te varefer nen sundimin e tyre.
Garant i realizimit te programeve te monopoleve ishte Berisha i cili i vuri rruspullen te gjith fabrikave tone dhe uzinave dhe sote shqiptaret ata qe ken mbetur ne shqiperi presin c`fare te vij nga jashte se brenda vendit ase qe behet fjal qe te kemi prodhim me.
Edhe ata fermer qe prodhojn, prodhimet e tyre perfundojne ne kanale se monopolet i mbysin me prodhimet e tyre , Ku ke soteçofte dhe nje fabrik shqiptare ku te thuhet madein Albanja.Asnje.
Kjo ndodhi se popullata shqiptare nuk e njfte kapitalizmin , nuk e njhte monopolin Ata qe e njehnin u ben arget i tyre pasi u financuan nga ana e tyre.
Pra per c`far programi ben fjal ky shkrim ku ne shqiperi ka vetem zgjedhje per nje grup intersash dhe program dhe vizion nuk ka . Rruget qe po behen u japin pririoritat vetem monopoleve se shqiptare nuk kan asnje fitim.
Prandaj ka tridhjet vjet qe vetem riciklojme ato par4e qe realizoim nepermes tregtise ngdersa prodhim dhe akmulim nuk kemi fare.
Pra nuk munde te kete programm politik pa prodhim . E c`fare do te mebeshtesi shtresat qe perfaqeson kur nuk ke prodhim.?
Pra artikulli eshte vetem siperfaqesor pa depertuar ne thelbin e problemi, .
Like SeleniCari, si gjithmone ke me shume gabime ortografike se fjale e kjo ben qe traplliqet qe shkruan mos te kene kurrfare kuptimi…Shko ne shkolle e meso te shkruash se do vdesesh Analfabet o i shkrete e do te rrasin kete Epitaf si Gur Varri – Ketu prehet Like Selenicari, Analfabet e Zog Gamori…Ahahahaha Tung o Like!
Vec ;e te rroj Zogu i pikpyetjes se sa per Like Selenicen mos ke ,merak fare. Pa ngordh Dashamirsi Yte Berisha une nuk do te vdes.
Ty zoti te shtofte pikpyetjet dhe ofezat sa me shum se u mesuam me kete muzik, here si Dashamirs e here si Pikpyetje !
Hic fare mos u tut o Like SeleniCari, ashtu rri deri ne vdekje nje Analfabet funksional per inat te Sali Berishes dhe per hater te Edi Rames….Ahahahaha
Dashamire.! Kujdes se po te merre me vete Saliu. Gjithnje ai i ka dashur Dashamiret.
Sa per mu, mos u merakos se ai keqshkrimi ime atij ja ka c`jerr masken jo sote pore nuk e di ku ke qe ti duke i rene macjes me luge.
Bravo Doda; Me pelqeu jashte mase komenti yt.
1. Autori i artikullit propozon idene e tij te “Partise Hibride” apo “Partise te ruajtjes te ekujlibrit te interesave te popullit”
2. Ai nuk po thote se duhet “nje parti e vetme ne pushtet”.
3. Mund te jene edhe “2,3, apo 4” parti, por te githa duhet ta kene parimin e “Ballancimit” ne tavolinen e punes.
Pse:
4. Sepse, secila nga keto parti, do kete peshore te ndryshme per matjen, vleresimin e problemeve, pamvaresisht se i kane projektuar e ndertuar peshoret e tyre me te njejtat synim:
5. Te marin ne konsiderate “Interesin e popullit” ne menyre te ballancuar.
6. Por cfare mund te ndodhe?
7. Njera Parti beson se bisnesi, inisiativa private, investimet, perfaqesojne interesin kombetar, pra te popullit.
8. Mbi bazen e ketij prioriteti, kjo parti kur e projekton peshoren, e gradon qe ti japi “faktoreve te zhvillimit” nje numur me te madh pikesh se problemet e tjera.
8. Partia tjeter beson se radhe te pare, “populli duhet te jete i kenaqur, mundesisht i lumtur” dhe e projekton dhe nderton peshoren mbi bazen e ketij kriteri.
9. Te “katra” keto parti kane specifikat e veta, por mund te konsiderhen hibride persa kohe, gradimet e peshoreve jane bazuar jo ne “Interesat Personale” por te shoqerise ne teresi.
10. Por qe Partia te funksjonoje, do pasuse qe te mbeshtesin per te “Mbrojtur Interesat Personale”.
11. Ketu fillon kontradikta e politikaneve te partive te ndryshme qe do i shtyje ato qe peshorja e tyre duhet ti jape me shume prioritet pasusve te tyre qe i kerkojne te perfaqesojne interesat e tyre.
12. Te gjithe e dine se njerezit, “besojne ne interesin e tyre personal” sepse perfaqeson ne nje fare menyre, ate qe quhet “egzistence dinjitoze” siç e kuptojne ata.
13. Artan Duka ka bere artikull serioz, realist, qe besoj do behet shkas, per shume artikuj te tjere nga te tjere dhe ai vete, per te gjetur kriteret e gradimit te “peshoreve te vendimeve te drejta”.
Jo vetem Edi Rama,por edhe e gjithe media eshte kunder njohjes dhe propagandimit te KAPITALIZMIT qe ekziston ne SHBA!
Vertet shkojne shpesh Edi Rama&CO ne SHBA por kurre nuk shkojne atje per te marre pervojen se si funksionon atje demokracia dhe shteti ligjor,si funksionojne cerdhet,kopshtet dhe arsimi,si eshte organizuar sherbimi shendetesor,si u sherbehet qytetareve nga administrata vendore etj!
Nuk mesohet nga pervoja e tyre se si duhet bere pastrimi i mjediseve te qyteteve dhe te gjitha zonave kudo ku banojne njerezit,se si eshte rregulluar me ligj sasia e banoreve per km/2 e me shume,sasia e hapesirave te gjelberuara dhe mirembajtja e kontrolli i tyre,deri tek gjobat per shkelesit,llojet e pemeve dekorative qe duhen mbjelle ne zonat e banuara,sasia e stolave dhe tavolinave te pushimit,per nje sasi te ligjeruar banoresh, sasia e banoreve per km/2 e me shume,sasia e kendeve te lojrave,fushave sportive per sasi te caktuara banoresh,shetitoret per kembesoret,ciklistet,vrapuesit etj ne kufijte e zonave te banuara,adresat e sakta te banesave,terheqja e plehrave dhe materialeve te tjera shtepiake te pa perdoreshme,etj,etj!
Se nuk eshte marre pervoja e tyre qe urgjencat mjekesore jane te vendosura jashte qendrave te banuara,qe te mos pengohen ambulancat nga trafiku i renduar,se si atje te gjithe qytetareve te siguruar u jepet sherbim mjekesor ne te gjitha klinikat dhe spitalet private sepse kontributet e derdhura prej tyre ua kalojne edhe privateve e jo vetem atyre shteterore,prandaj qytetaret marrin sherbim te shpejte dhe cilesor!
Ndersa ketu edhe sherbimet mjekesore brenda spitaleve shteterore u jane dhene me PPP privateve ne vend qe t’i mbulonte vete shteti,por ky shtet eshte i korruptruar prandaj shpenzon miliona euro kot per arsye korruptive!
Se nuk i lejon korrupsioni qe t’ua heqin femijve te fillores librat qe peshojne 20 kg nga cantat e tyre qe i ka krrusur femijet dhe t’ua zevendesojne me lap top e tableta,si ne SHBA,se duke botuar librat e tradhe me kapak 1 kg mund te marrin ryshfete korruptive etj!
Kam pare edhe plot gjera te tjera atje,por ky shtet nuk punon per popullin por per mafien shteterore !
Titulli shkrimit eshte sofizma,qe kane bere grekerit para krishterimit.
Këtu nuk bëhet fjalë as për të majtë, as për të djathtë, as për hibridë. Shumë më thjeshtë- grupime interesi në funksion të pasurimit të paskrupullt. Vetëm në Shqipëri ndodh që të pasurohesh nëpërmjet politikës.
Socialiste apo Social ishte, pyet retorikisht Tan Xhaxho Duka!
O Tan Xhaxho Duka, per te qene ajo “Socialistja” ishte PPSH dhe para saj PKSH. Kurse sot eshte realisht Partia prane shtreses me ne nevoje te mundeshme, atyre pra qe u jep Tendera e Koncesione si p.sh. ai i Unazes Re atij capaculit 25 vjecar te Bac Ulajt “varfanjakut”
Shqiperia është koloni me kohe te plote , de facto , që nga Nendori 1944. E veçanta është se e ciles kategori i u caktua te ishte ,qe spjegohet vetem me statusin e kurtizaneve te mesjetes. Disa kurtizane (Jugosllavija, Greqia , etj) mbaheshin prane Oborrit Mbretëror (UK,US , Hebrew) me dhurata te shtrenjta dhe status special . E ndersa kurtizanet e tjera (Shqiperia ,Afrika , repulikat e Bananeve etj ) nuk kishin te drejta dhe vetem naten pa status dhe pa pagese kenaqnin epshet dhe interesat e Oborrit Mbreteror.