Në programin e fundit te “Të pa ekspozuarit” si i ftuar, një prej “mosketjereve” të Rakip gazetarit, Arlind Qorri, duke bërë kritikën e vet ndaj Kryeministrit Rama, si dhe duke bërë një agresion ndaj Partisë Socialiste e ndaj simpatizantëve të saj ngriti tezën, sipas të cilës tani Edi Rama ka mbetur edhe pa parti.
“Partia Socialiste ka vdekur politikisht. Si argument kam faktin, thote ky “prift” i përcjelljes në botën e përtejme, se kur Rama, ky “sulltan” modern nderoi figuren e ish kryetarit te Ballit Mithat Frasherit, askush nga kjo parti nuk u ngrit kundër tij.
“Nuk u ngrit askush kundër tij”!? Së pari kjo nuk është e vërtetë. Jo kundër Edi Ramës por kundër tentativës qe përdori Edi Rama për reabilitimin “patriotik” të kësaj figure, ishin me dhjetra mijra, pothuajse krejt masa e socialistëve. Të mos e kesh vënë re apo konstatuar këtë, është një verbëri koke e jo syri. Boll faqet e gazetës “Dita”, kësaj pasaporte të demokracisë shqiptare e bindesh se e majta shqiptare, socialistët janë kundër veprimit që ka bërë Edi Rama.
Mithat Frashëri ka qënë koka e organizatës politike kolaboracioniste “Balli Kombëtar”, ka qënë kundërshtare e pa principtë me luftën e me rreshtat partizane të Nacional-Çlirimtares, si dhe ka bërë gjithëçka që të fitonte pushtet e sundim në tavolinë, nga kushdo që kishte përballë, pa dallim, pushtues apo luftues kundër tij, anglez apo gjerman, grek apo jugosllav. E çfarë ka dashur më ky pedagog, ky konglomerat revolucionari ruso-kinez, nuk është vështirë të kuptohet. Kryengritje, rebelime nëpër rrugë, fjalime me grushta përpjetë nëpër sheshe me parrullën “poshte Mithat Frashëri”, thirrje “Rama no, Qorri si” etj. te tilla mysybete. Vetëm kështu do të jetonte përherë në zemrat e këtyre “këmishkuqëve”, si puna e këtij “Çe Guevara” me kokë të qethur, Partia Socialiste dhe anëtarët e simpatizantët e saj.
Por, nëse në psikologjinë dhe mentalitetin e socialistëve bëhet një luftë e brëndshme emancipimi dhe paqëtimi shoqëror, e asnjëherë historik apo ideollogjik, ky kuzhunier turlie, nuk e mer parasysh, apo për më keq nuk e kupton. Ky kokë mushkë nuk e kupton se per çudi të tij, anëtarët e simpatizantët e Partisë Socialiste, nuk janë një grumbullim rebelësh që për çdo “cënim” të ndonjë prej figurave partiake, siç përmendi dikush në programin të cilit po i referohem (ndofta po Qorri), ta zemë atë të Azem Hajdarit, partia e simpatizantët do ta benin vendin tym e zjarr.
Megjithëse shumë më i ri në moshë se mesatarja e socialistëve shqiptarë, akoma ky pedagog sufllaqesh nuk e ka kuptuar se nëse demokracia në Shqipëri në fillimet e veta, duke vleresuar maksimalisht impulsin vendimtar te levizjes studentore, socialistet (masa e ish anetareve te Partisë të Punës e simpatizantët e sajë), kishin vite që me sforco të jashtëzakonëshme, me sakrifica morale e deri edhe fizike, influencuar edhe nga ndryshimet që impononte me të drejtë ish lindja komuniste, kishin kohë që moralisht dhe ideollogjikisht e kishin përgatitur kohën për ndryshimin evolucionar të shoqërisë.
Nuk e ka kapacitetin e nevojshëm ky trim pas beteje, që ta kuptojë se socialistët i tradhëtuan pikërisht “komunistët antikomunistë”. Ndryshe vendi nuk kishte pse “luante” me teorine e baballarëve te ketij anarkisti vocërrak të “çekut të bardhë”, e sot, nese forcat intelektuale të kohës do të përmbysnin sistemin politik e do të ndërmernin reformimin e ekonomisë mbi shtratin e ekonomisë të tregut, sot ajo thënia e famshme “më mirë lopë në Zvicër se sa…” do të thuhej “më mirë lopë në Shqipëri se sa…”. Por, theksoj forcat intelektuale e jo “brigada e pardesyve te bardha”, që modeloheshin e qepeshin nëpër qendrat e armiqëve shekullorë të shqiptarëve si komb. Në Kinën 1.3 miljardëshe, e cila ekonomikisht po “pushton” botën, u zgjodh pikërisht këjo rrugë, rruga e reformimit të ekonomisë e krejt infrastrukturës që e shoqëron atë. Tani, vetëm imagjino një vend me 2.8 miljon banorë (sa një fshat kinez) se çfarë mrekullije mund të bëhej në këtë vend!
Është krejt e qartë, që ky zoti Rama, me atë mendjemadhësinë dhe sigurinë e vetë qesharake, bëri gabim se si e referoi dhe e shtroi çështjen, duke nxituar si një udhëheqës i verbër, e që nuk di se përpara se të futet në fushën e historisë, nuk ka se pse bën kopetentin, nuk ka taktin, kulturën dhe takatin e të sjellurit me brezat e me ndjeshmëritë e tyre, e sidomos me brezin e kaluar, me ata pak luftëtarë të mbetur e që edhe ditët që kanë i gëzojnë me kujtimet e rinisë të tyre.
Pedagogut Arlind Qorrit, meqënëse lëvizja studentore ende vazhdon e ngul këmbë në kërkesat e veta të dhjetorit të kaluar, i themi: largoju prej aty o zotëri anarkist, e mos ju sill atyre rrotull. Largohu e mos provoko kërkënd, pasi lëvizja studentore dhe vetë ata studentë që kanë marë funksionin e organizatorëve, nëse marrin mendtë e disa pedagogëve të rinj në moshë e të currufjapsur nga koka, lëvizja e tyre jo vetëm do të dështojë, por është e mbarsur me regres të pariparueshën jo vetëm për universitetin por për krejt vendin. “Guximi, thotë Churchill, është atëherë kur ngrihesh në këmbë e flet, gjithashtu guximi është edhe atëherë kur ulesh dhe dëgjon”
Bardhyl Ermini
Shteti duhet te ndaloje me ligj pedagoget qe te merren me levizje politike brenda ambienteve universitare apo edhe si organizatore te tyre. Po te ndodhte kjo ne Amerike apo Kanada profesori do ta hante pettllen ne koke; do ta kishin pushuar ne vend. Profesori ka detyre te mesoje studentet dhe paguhet nga taksapaguesit te beje ate pune. Nese do te behet politikan duhet te largohet nga ambientet universitare dhe ti bashkohet nje partie. Nxirrni ligj, ju lutem te qetesohet vendi sepse anarkiste te tille idoteske dhe ndjekes pa tru do te dalin vazhdimisht. Marksi u pordh nga e gjihe bota dhe u hodh posht si teori dhe praktike e deshtuar. Qori me sa duket kerkoka te behet si pasues i Enverit qe donte ta bente Shqiperine qendren e marksizmit ne bote, dhe e hengri petllen. Marksizmi eshte doktrine qe nuk mund te pranohet me ne Shqiperi. Por duhet te kemi parasysh se grupet marksiste jane luftuar ne menyren me te forte nga miqte tane amerikane ne bashkepunim me qeverite e Amerikes se Jugut ku ato lulezuan nen mbeshtetjen e Kubes dhe u shkaterruan par excellence.
Gazeta Dita nuk eshte organ i PS.Mesa kuptoj une Zerin e Erion Braces e ka Zevendesuar Tema e Bazit te Kurvelesbit.
Po qe se guximi i Ps eshte heshtja e antaresise dhe forumeve perpar mafiozit pardesybardhe ajo nuk ka nevoje as per funeral.Duhet kerkuar ku e kane groposur ata qe e vrane pa gjyq
Pavaresisht te gjithave, ky Qorri ka plotesisht te drejte kur thote qe partia socialiste ka vdekur klinikisht. Qe kur nuk e ngriti zerin ndaj nderimeve qe kryeministri “i majte” i beri perfaqesuesit te Ballit Kombetar. Ka plotesisht te drejte. Deri atehere partia socialiste ishte ne koma, por ate dite ia hoqen edhe oksigjenin. Partia Socialiste, ajo qe lindi ne qershor te 1991=it, ka vdekur dhe eshte varrosur. Edi Rama e ka uzurpuar kete parti. Dhe e ka mbushur me riosha dhe çupelina qe nuk kane asnje lidhje me historine dhe ideologjine e saj. Duhet te jesh i marre ose i rrjedhur qe te mos e kuptosh dot se Partia Socialiste sot eshte kthyer ne nje parti “pertej se majtes dhe se djathtes”. E mbushur me anonime, me njerez pa ideale. ose qe ideal kane vetem interesin e tyre. Ky autori i kesaj letres ne vend qe te argumentoje nese partia socialiste ka vdekur apo gjallon, merret me Arlind Qorrin,duke i ngjitur atij epitet pas epiteti. Nje parti socialiste qe merret me privatizime, me PPP=te, qe pasuron çdo dite dhe me shume oligarket, si mund te quhet socialiste.Pa folur ketu per nderimet qe i ben kryetarit te nje partie te djathte kolaboracioniste Mit’hat Frasherit, Aq me shume qe vete kryetari i kesaj partie e quan ate “Rilindje”. Partia Socialiste eshte tjetersuar krejtesisht. Dhe ka humbur besimin e militanteve te saj.Ajo nuk ekziston me si parti e majte. Dhe ne fakt nuk ka asgje te majte. Artikulli i ketij Eminit eshte thjesht nje çorbe derri.
Vazhdoj ta ruaj respektin,per autorin,pamvaresisht se ne kete shkrim,eshte bere vet viktim e ideve fikse.
E them kete,pasi autori duhet te ish ndergjegjesuar,qe ne kete vend,konceptet e lirise dhe demokracise,jane te denatyruara dhe funksionojne ne te kundert me vendet e tjera te botes.
Gjeneza historike e qenies sone,tregon qe raca jone nuk e ka ngrene punen,pale me dijen.
Kurkund nuk sheh gjurma te saj.
Dhe Sami Frasheri,ne vazhdimesi do te thote:
Shqiptaret gjeten te pushtuesi osman ate qe i pershtatesh mire atyre:
Dembelizmin,servilizmin,perfitimin pervers,duke i kthyer pushken e dushmanit vllait,qe kish ne krah.
E pra,kur u palandos Sulltani nga vehtja dhe nga shtetet e tjere,ne na dhane lirine,qe shumica nuk e deshironte.
Dhe natyrshem,bejleret turkoshak injorant vendas,feudalizmin e pushtimit aziatik,e ben ne kete vend dhe me te rende dhe skllaverues se me pare.
Kjo lloj roberie,ndihmoi shume komunistet,me pas,te vendosnin nje lloj tjeter sundimi te eger,shume me i keq nga ai i Italianit(qe ju akuzoni Skendon) dhe gjermanit.
Tani me thoni,nuk eshte nje ironi tragjike dhe e peshtire,qe 28 dhe 29 nendori te festohen si dite te clirimit,kur ku ´´clirim“sic eshte perjetuar dhe po perjetohet nga ky milet ka qene dhe vazhdon te jete shume me i keq,nga dushmani turk,pa le me italiani dhe gjermani.
Kjo ndodh se clirim e quan vetem skota e hienave ´´vendase´´,qe nuk lene gur pa levizur,qe ketij mileti dhe vendi,ti kerpijne dhe bluajne dhe kocken e fundit.
Sa per Qorrin,ai inkludohet,tek hienat e mesiperme,pamvaresisht,nga pallavrat qe thote,me te cilat miletit ne vite i jane semurur veshet dhe truri.
Vasil, ty mbase te jane konsumuar kockat, por kjo s’eshte faji as i shqiptareve dhe Shqiperise. Kockat e tua mbase kane qene te semura qysh ne spermen e babait apo mitren e nenes dhe keto jane semundje te trashegueshme; nuk te jape dot pergjigje se si mund te sherohen, prandaj pyet ndonje specialist per kete pune, se ato qe shkruan per roberine apo pallavra te tjera nuk jane per ty. Ato jan ngerdheshje te nje njeri skizofren , njesoj si Arlind Qorrri me dy sy.
Fjalori dhe arsyetimi i perdorur nga autori i mesiperm i ketij shkrimi nuk eshte i pershtatshem per nivelin e ceshtjeve qe trajton!
Gjuha e tij eshte e njejte me ate qe perdor Rama ne komunikimet e tij ne facebook me rrugacet!
PS-ja si organizem i gjalle politik sot p[er soit nuk ekziston!
Ne se me PS do konsiderohen vetem deputetet,kryesia dhge Asamblea e saj e jo antaresia e madhe,atehere kjo eshte vdekja!
Asnje deputet,antar kryesie e ansambleje nuk doli e tre kritikontre Ramen per nderimin qe i beri kuinslingut M.Frasheri dhge fyerjen makabre qe u beri te gjithe te majteve,28 mije deshmoreve te LANC-it dhe 70 mije poartizaneve dhge tre afermeve tre tyre!
Rama doli hapur kunder Luftes Antifashistre qe eshte edhe epopeja me e lavdishme e gjithe historise se popullit shqiptar nder shekuj!
Rama ka shkaterruar shtetin ligjor,por askush nuk reagoi nga deputetet etj.
Rama u ja mbyllur gojen qytetareve te ankohen duke mbeshtetur te pa aftet dhe te korruptuarit!
Cfare duhet me per te thene se PS ka vdekur?
Kur shkon tek doktori I mire,,, gjithmone te pjet per origjinen dhe semundjet ,qe ka origjina jote,,,,,zemren,stomakun, nervozizmat ,muhasellin e te tjera dhe te tjera,,, psikologu te pjet per prejardhjen tende
ne ndertim me ndergjegjen te ndara ne [ patric apo plebe ] c mendurite e tua ne lidhje me renditjen shoqerore.Ketu fillon kura qe percakton receten e ilacit
qe jep doktori.
Hajvani Liqeni ,qe te ngritesh me habine e madhe te kesaj turrme sklleverish socialiste pa mare vesh kush semundje e mbulon kete turrme dhe pas 70 vjetesh ,kjo
njeriun normal e cudit . Kjo gjeja e gjate dhe kushdo tjeter ne mes te kesaj turrme me semundjen e skllavit,e
ka shume te thjeshte komandimin e tij apsolut . Kesaj turrme [ balte e shkelur me kembe keqaz ] Enver Hoxha
I shkerdheu prakun e portes,per 50 vjet resht,,,, dhe kjo
turrme mohoje prakun e vet te shkerdhyer nga shkerdhati vetem dhe vetem te mos te dilte nga [ skllaverija ] Nga nje shoqeri me ndergjegje te skllaveruar ,nuk mund te presesh kurre rebelim per te kerkuar lirine .
Z Bardhyl Emini . Me fal ,por po me dukesh tamam si Mero Baze tek gazeta Tema. Mos u mer me Profesorin ,por meru me PS . Me shkurt e sakte z Batdhyl ,duhet te mbahesh mbas trungut te pemes dhe jo mbas gjetheve ,se do thyesh kembet e koke bashke..Ndihmoje kete popull ,ne qofte se ke predispozit . Menyra si komonikon ne shkrimin tuaj eshte tamam si mellef bolshevik ..Bei nje pyetje vehtes ,,si eshte Shqiperia sot ?.Ku duhet te ishte .? Kush e ka fain ? A eshte tallur dhe a eshte vjedhur ky popull deri me sot ? A ekziston dinjiteti , te populli i pa perkrahur ? Kur do e fitojme dhe kush na i ka rrembyer dinjitetin ne ? Natyren e bukur shqiperise sone ,zoti na i ka falur nje perle ,por kete natyre aq te bukur politikanet ose e shkaterojne ,ose e bejne me te bukur se Zoti ,por fatkeqeshisht politikanet tane e kane shkateruar ,kane betonizuar bregdetin ,si ne trojet vjedhur pronarve ,po ashtu ne troje shteterore .Eshte gjynah ,po shkaterojme vehten tone dhe prespektiven e femijeve tane . Keta zybere ,po na bejne me zor jashte deshires , te themi e te lavderojme diktatorin E Hoxha Shqiptaret ,po ikin ,po na lene shendene .Vetem ca pleq do mbesin .Ku nuk do marin as edhe pensionet ,me te drejte ,po te vazhdoje keshtu nga politika e pa pegjegjshme te ketij tranzicioni post komunist te ketyre tre dekadave te fundit ..Mos mer burre ??!!. Jepi te drejte pedagogut .Te jesh i qarte , ai nuk po e ben per interes , te lepije ndonje cope kocke neser . Bravo i qofte ketij PR:Qorri. Do kishja deshire te kishim edhe PR te tjere me me shumice ,trima dhe me intekritet e pergjegjesi qytetare dhe intelektuale si ky PR Qorri .. Shko z Bardhyl dhe perkedhel Ramen .,por po i prish pune vatanit tend .Me vjen keq dhe kam dhimbje , si guxoni tna pemendeni tregun e lire ne Shqiperi . Pse a ekziston tregu i lire ne Shqiperi z Bardhyl E keni gabim Ne skemi treg te lire . Tregu i lire eshte monopolizuar me brutalitet ,nga te tre keto banda ,qe jane njelloj dhe ju i ndani ,jo llogjikisht te “majte” te “djathte ” e dreqi me te bir .Te fluturon koka familjarisht , ti cenosh monololet ketyre pashallareve brutale .Provojenje here , do me kujtosh ,une e kam provuar ,sinqerisht me besoni por ???!!!. Keta jane pa emer z Bardhyl . Ne e dime qe Enveri ,Stalini ,Ducja e te tj , kishin nga nje emer . Keta te tre banda ,qe e kane ndare e vjedhur shqiperine ne tre pjese ,jane pa emer ,jane kopile. Sinqerisht ,une vras mendjen ,dhe sja gjej dot emrin ,po tme ndihmoje sinqerisht do tju ishja mirenjohes .Vetem nje gje e di 100 % ,programet e ketyre tre bandave , nuk kane as edhe me te voglin ndryshim , ne programet e tyre , ??? ? . Pr Qorri direkt si burrat ,po e komenton ne televizion legale , tamam si ajo Ped e ing se Ndertimit Pr Matematikes me Bashen dikur .Vetem nje te drejte keni ne shkrimin tuaj , dhe jam me ju ,nderimet qe ju bene Mithat Frasherit ,eshte me se e drejte e meriton ,por kam bindjen , se nuk eshte e paster nga ana e Rames ? Mund te jete aq sa e paster tamam si sigurimsat e komunistet (kreret e levizjes dhjetorit , pas renies se murit te Berlinit , te gjithe pardesy bardhet )Per te ruajtur bythen e ramiz Alise e te Nexhmies me kompani . E sot ndryshon gjendja ,Studentet jane cuar vete ,pa as edhe me nje dirizhent me bastun PARTIAK ,kjo me ngroh ,me jep shprese e gezim se bashku , dhe nga ana tjeter ,te tre keto parti ,jane mbledhur te qajne hellet me njeri tjetren ,poshte ne bodrumet e Komintetit Qendror te PPSH se tyre ?? si do ja bejme ,po na rreshqet bota nen kembe.. …Me shume mellef ,komentoni . Jemi ne demokraci ,.Cdo njeri ka te drejte te komentoje e te flasi tamam si e ndjen ,sidomos legale si Pr Qorri ,balle per balle. . Mereni me shtruar z Bardhyl.