Socialistët nuk përfshijnë Podemosin në qeveri

DITA Online

 

Qeveria e ardhshme spanjolle e socialistit, Pedro Sanchez nuk do të përfshijë në radhët e saj anëtarë të Podemos, që kërkon të jetë pjesë e ekzekutivit pas ndihmës që i ofroi Sanchez për të përmbysur Mariano Rajoyn, njoftoi sot numri dy i Partisë Socialiste Spanjolle (PSOE).

Pyetjes që iu drejtua në televizionin publik TVE në lidhje me mundësinë nëse do të ketë ministra nga partia e majtë radikale, zëvendëssekretarja e përgjithshme e PSOE-së e Sanchez, Adriana Lastra iu përgjigj negativisht.

“Në ditët e ardhshme priten të bëhen publike emrat e kabinetit qeverisës”, shtoi ajo, duke përmendur një qeveri kryesisht socialiste.

Pedro Sanchez, me profesion ekonomist, 46 vjeç, pa eksperiencë në qeverisje, u betua ditën e shtunë në prani të mbretit Filipi VI si kryeministër, i cili duhet të formojë qeverinë deri në mes të javës, pasi përmbysi konservatorin Mariano Rajoy, në sajë të një mocioni mosbesimi në Parlament.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *