Socialistëve nuk iu falet

redaktor

Vargje të nënshkruara,

Stilo Maja

 

Ishte viti 97-të

zjente toka si vullkan

zjente toka nën këmbë

Shqipëria an’e mbanë.

 

Gati firmat të shpërthenin

Ç’do të ndodh’ askush se di

Punon tru’ i presidentit

Vall ç’bluan zoti Sali?!

 

Zgjidhje gjeti, por s’e lanë

Të kalonte përtej detit,

Turp për ne, ca mendje thanë,

Të arratiset si mbreti.

 

Puthën buzët u lëpinë

Si të mos kish ndodhur gjë

shtrënguan duart, bën pajtim

Për popull nuk pyetën më.

 

Socialistëve nuk iu falet,

Ajo ditë dhe ajo datë,

Mbrojtën Salën, kriminelët,

më 9 Mars 97-të!?

 

Gjithë vëndin e shkrumboi,

Flakë gjithë Shqipëria,

Fronin veç të mos lëshojë,

Bëri ç’i tha mëndje e tija.

 

Sot bën thirrje, kërkon gjak:

Armatosu gjer në dhëmbë

Ta bëjë si 97-tën

Ndaj ju dua prap në këmbë.

 

Se fitorja do veç dhunë

Ç’ju kam dhën haram e paçi

Në doni të ndreqim punë

Këtë e bën veç kërbaçi!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *