Socialisti Kaçi gëzohet për anëtarësimin e PD në PPE

redaktor

E mendoni dot se kush ishte më i gëzuar nga PD për anëtarësimin e Partisë në Partitë Popullore Europiane? Të gjithë do mendojnë se ishte Basha, Berisha apo Topalli.

Por jo ishte vetë ai. Njeriu që ka milituar në PS për më shumë se 20 vite, Kaç Islami. Ai bërë një status ngazëllues sikur të ishte futur Shqipëria në BE.

“Partia Demokratike e Shqipërisë anëtare me të drejta të plota e Partive Popullore Europiane ku bën pjesë Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë, Jean-Claude Juncker, Kryetar i Komisionit Europian, Joseph Daul, President i PPE… Një lajm i gëzueshëm jo vetëm për demokratët, jo vetëm për të djathtët, por me siguri për të gjithë shqiptarët që duan demokracinë. Sinjal shumë pozitiv për të ardhmen demokratike të vendit, mbi të gjitha në betejën e saj me oligarkinë, banditizmin dhe krimin…”, shkruan Islami.

Komentuesit i kujtojnë atij të shkuarën si një deputet i majtë dhe disa të tjerë i përmendin edhe Marksinin, Engelsin dhe Leninin. Histori të ndërlikuar ka dhe ky Kaçi. Megjithatë, sa mirë që gëzon!

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *