Sojati: 30 shqiptarë jetojnë në kampet e Sirisë e Irakut

Bora Basholli

Po zhvillohet në Tiranë konferenca rajonale kundër ekstremizmit. Gjatë konferencës, Koordinatori i Qendrës Kundër Ekstremizmit, Agron Sojati ka zbuluar se të paktën 30 femra shqiptare vazhdojnë të jetojnë në kampet e Sirisë dhe Irakut.

Sojati tha se po punohet prej 6 muajsh për t’i tërhequr shqiptarët nga kampi.

Kemi 30 gra nëpër kampet e Sirisë dhe Irakut. Në kampet e Sirisë e Irakut, 16 fëmijë dhe 6 të moshuar.

Për luftëtarët e ISIS nuk kemi një numër të saktë. 6 muaj që po punojmë për t’i tërhequr nga kampet. Nuk kemi një datë për rikthimin e tyre nga kampet. Qeveria po e trajton me seriozitet e përgjegjësi këtë çështje”, u shpreh Agron Sojati.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Po pse duhet ti marrim mbrapsht? Kur britaniket e europeainet e tjere s’po i marrin mbrapsht perkundrazi i kane hequr dhe nenshtetesine s’e kuptoj pse Shqiperia i merr mbrapsht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *