Këtu fole si Nard Ndoka

Saimir Lleshi

Ben Blushi shquhet për artikulimin e qartë të mendimeve të tij, por mbrëmë në emisionin “Top Story” nuk i shkoi gjithçka vaj!

Ai foli midis të tjerash edhe për atë çfarë synonte, duke theksuar gjithashtu se nuk ishte engjëll.

“Të zgjedhin kongresin forumet. Unë nuk jam një ëngjëll, por gjërat që kërkoj nuk janë kapriço, por po kërkoj rregull. Nëse nuk ke armë pa leje të mos dënohet, nëse ke armë me leje të dënohet”, tha Blushi.

Kjo ngatërresë fjalësh u shoqërua me një batutë nga drejtuesi i emisionit Sokol Balla: “Këtu fole si Nard Ndoka”. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *