Historia e një videoje intime dhe reagimi i gazetarit Sokol Balla

redaktor

Një video që ka qarkulluar me shpejtësi rrufeje fillimisht mes vetë gazetarëve të kanalit televiziv TCH e më pas nga njëri celular në tjetrin u publikua nga gazeta Express në Kosovë dhe u bë kryefjalë e thashethemeve këto ditë.

Ajo video paraqiste drejtuesin e emisionit ‘’Top Story’’ në Top Channel, Sokol Balla, duke masturbuar gjatë asaj që dukej si një raport seksual në distancë nëpërmjet internetit.

Express shumë shpejt e hoqi videon “për arsye etike” dhe la vetëm sekuenca fotosh, ndërkohë që debati publik, pas një a dy ditësh, nisi të kalojë edhe në media, ku emra të përveçëm të gazetarisë mbajtën qëndrime.

Më saktë, qëndrimet nisën të shfaqeshin kur u përhap lajmi se TCH mund të ndërmerrte masa ndaj gazetarit.

Reagoi së pari gazetari Baton Haxhiu, pastaj pronari i A1 Report Carlo Bollino, më tej Mustafa Nano e disa emra të tjerë, duke mbrojtur Ballën dhe duke kritikuar vendimin e mundshëm pezullues apo largues që do merrte Top Channel.

Për Haxhiun, “ky vendim i Bordit të Top-it mund të shkaktojë një viktimë në plotëkuptim të fjalës”.

Për Bollinon, Balla nuk është i detyruar të japë llogari opinonit publik, sepse nuk është politikan i zgjedhur.

Ai sulmoi edhe Tv Klanin, prej ku i erdhi një replikë pa doreza.

I vetmi që nuk ishte dakord me mbrojtjen që i bëhej Ballës, qe Berat Buzhala i Express-it, sipas të cilit “mediat raportojnë atë që publiku dëshiron ta lexojë”.

Kjo solli reagimin e Ardian e Vehbiut që shkruan në blogun e tij për Buzhalën:

“…Një media që i thotë lexuesit: ja ku e ke këtë lajm për një gazetar që masturbohet në privat, sepse ti kaq meriton, ky është niveli yt, kaq e ke metrin. Unë nuk synoj gjë të të informoj, as të të edukoj, por thjesht të të kruaj bishtin, ose të të masturboj edhe unë ty. Por a mund të jetë ky mision i një gazete, ose thjesht edhe i një fletushke a një faqeje online, që pretendon të jetë shprehje e lirisë së fjalës dhe të mendimit?…”

Ajo që pritej përtej debateve mbi këtë çështje, ishte vendimi i TCH, që duket se ka miratuar ndërprerjen e emisionit.

Ende nuk dihet nëse masa ndëshkuese ndaj gazetarit e motivuar si prishje imazhi ngakanali në fjalë, do jetë e përkohshme apo e përhershme.

Ndërkohë, vetë Balla bëri dje një deklaratë në emisionin e lajmeve të orës 19.30, që vijon më poshtë:

“…Besoj shumë prej jush janë informuar për sulmin e paprecedentë bërë ndaj jetës time private në një aksion të mirëorganizuar nga një grup, që pa frikë unë do ta quaja grup terrorist kibernetik. Ky grup hyri në dhomën time të gjumit, ku unë jetoj i vetëm, dhe bëri publike disa pamje të jetës time private. Këto pamje më pas u botuan nga një portal ‘online’ në Kosovë dhe më pas nga disa të tjera në Tiranë.

Qëllimi i këtij sulmi ishte shantazhi dhe presioni, me gjasë, ndaj punës dhe profilit tim publik. Shantazhi vazhdoi disa ditë, por unë refuzova kërkesat e këtyre terroristëve të internetit, refuzova duke qenë i ndërgjegjshëm mbi pasojat që do kisha, por dhe i qetë në ndërgjegjen time se gjithçka mbi privatësinë time si qytetar është e shenjtë dhe për më tepër e mbrojtur me ligj. Për këtë falenderoj autoritetet shqiptare, të cilat kanë nisur për këtë një hetim edhe ndërkombëtar për këtë çështje.

Unë nuk jam vetëm qytetar, jam edhe gazetar. Misioni im për të vërtetën nuk më lejon mua të parin që të fshihem pas gishtit, ndaj mirëkuptoj edhe ata që janë ndjerë jo mirë nga pamjet e jetës time private, të marra me përdhunë, ndjej keqardhje për stresin që i kam krijuar fëmijëve të mi dhe nënës të tyre, viktimat kryesore në këtë atentat me pagesë ndaj jetës time private dhe publike, familjarëve të mi, por edhe familjes time tjetër, Top Channel dhe shikuesve tanë. Ndjesë të gjithëve! Por nuk ishte zgjedhja ime.

Në shenjë respekti për lëndimin e shikuesve nga botimi i dhunshëm i pak sekondave të jetës time private, “Top Story” nuk do të transmetohet për një periudhë të shkurtër kohore.

Falenderoj gjithë kolegët e mi, edhe ata me të cilët kam pasur replika, apo qëndrime të kundërta, të cilët mbajtën një pozicion të qartë dhe profesional për këtë çështje. Dikush këto ditë tha se nuk kishte rast më të mirë sesa një gazetar që të binte viktimë e gazetarisë së keqe. Unë jam plotësisht dakort me këtë. Më mirë unë, një gazetar, sesa dikush tjetër viktimë, e ndoshta, aktit më të dhunshëm ndaj jetës private të një individi.

Gjatë këtyre ditëve jam ndjerë mirë nga mbështetja e shumicës dërrmuese të opinionit publik, çka na tregoi të gjithëve se shoqëria shqiptare është më e hapur dhe më moderne sesa mendohej dhe se di të ndajë mirë publiken nga privaten, të ligjshmen nga të paligjshmen, moralen nga amoralen.

Këto ditë që nuk do të jem në ekran do t’u rri më pranë të afërmve të mi, sepse ata janë viktimat e vërteta të këtij sulmi. Po gjatë ditëve që do të jem larg ekranit, do të nis betejën e madhe ligjore kundër gjithë aktorëve të këtij atentati mbi privatësinë e individit. Unë nuk e di nëse do t’i fitoj të gjithë këto beteja, por si qytetar dhe taksapagues i këtij vendi më duhet të kem besim tek ligji, Prokuroria dhe gjykatat në përpjekjen time që qytetari Sokol Balla të jetë viktima e fundit e këtij sulmi të paprecedentë ndaj privatësisë së individit.

Share This Article
10 Comments
  • Pa e njohur fare zoterine,me vjen keq qe prezantues programesh,emisionesh,bisedash duhetr te jene njerez te tille,kur plot njerez normale mund ta bejne kete pune.
    Arriti pune qe prezantuesit filluan te veteqorroheshin qe te dukeshin sakate dhe me ate joshje te vecante qe ofron sakati i superpaguar Sokol balla.
    Pa dorashka! Nje i tille nuk mund te punoje si imazh i ekranit,ne cilindo televizion fshati qyteti,province.
    Sa per keyte cfaqjen on-line qe paska dhene ky,po ua ferkove shume koken ktyre tipave,ate pune do bejn: une e ska tjeter.
    Mjere normalet!

    • Un nuk isha ne kerkim te jetes private te nje gazetari te talentuar,por tash ma serviren dhe njoh nje tjeter Sokol Balla,si perdorues i portaleve pornografike.
      Nuk asht e ndalume seksi virual,por duke hy ne boten pornografike rreziku qe te ekspozohesh asht shum i madh.
      Kete gjo besoj se e dinte Koli tek tunte koliçin e vogel para kamerave.
      Sokoli nuk asht adoleshent,por baba dhe parten,qofte dhe tash i divorcu.
      Sokoli asht ne fillim viktim e vetvetes dhe e epsheve te tija seksuale,pastaj viktim e atyne qe e kan inat.
      Cfar do te ndodhte po sikur partnerja ne anen tjeter te ekranit te jete ndonje minorene??
      Sokoli nje gazetar i vlersuar qe merrte ne shenjester politikanet kryesor shqiptar dhe personalite te rajonit,tash duhet te luftoje me imazhin e tij te njollosur si Porno Sokoli.
      Dua ta thom qarte,nuk me intereson se çka bon Koli me koliçin e tij brenda kater mureve,por kur ai e tund para kamerave dhe kjo gja bohet publike,ai duhet te ballafaqohet me pasojat.
      Mendoni tani emisjonin Top Story me Sokolin do ti ngjante ma shume si Tope stori.
      Pakujdesia dhe mos kontrroli i pasqyres hormonale nuk e justifikon Kolin.
      Sorry zotni Balla,un tash njof dy Kola,njerin gazetar investigativ dhe tjetrin viktim te vetvetes para kamerave pornografike.
      Top channeli ka bo mir qe e ka pezullu.

  • Ligesia dhe xhelozia e gazetareve monstra qe publikuan kete moment te privatesise nuk ja zbeh shkelqimin gazetarit Sokol Balla .Gazetaria shqiptare ka shume probleme me te rendesishme per tu marre.Me sa duket paska edhe nga ata qe kane qef te merren me koqet e Sokol Balles, nuk ke ctju besh.

  • Sokol, leri fjalet, se sa me shume ta trazosh m… aq me shume ere vjen. Veprimi yt nuk eshte ndonje gje e vecante, por lejimi i filmimit te tij deshmon shkallen e pervesitetit tend . Ti denohesh jo se veprove por se lejove filmimin e veprimit tend.

  • Populli thot I ke bere mutin or Sokol,prandaj struku me nje qoshe dhe mos bej llafe, se ke pas parasysh ketu se ti kthejn patkojt per dielli.

  • Dy qasje kam pse ai nuk mund te jete me ne top story:
    1. Bad Judgement nga ana tij – Njeri qe nuk gjykon dhe merr vendime sic duhet.Po te isjte minore ne krahun tjeter, po fakti qe vete viber apo dikush tjeter mund ta regjistroje, sic edhe e regjistroi, po fakti qe je 43 vjec dhe figure publike dhe duhet te ruhesh ti besh gjerra te tilla vetem me njeriun me te afert, gruan apo nje te dashur qe e njeh prej vitesh dhe i beson, jo nje perosn qe sapo e ke njohur, meqe sapo je ndare nga gruaja? Pra kur ai ben gabime te tilla ne gjykime, si mundemi ti besojme nje emision tv te rendesishem si top sotry,
    2. Imazhi yt eshte tashme demtuar. Ti shet imazhin, se mend nuk ke, inteligjence nuk ke, ti shet emrin qe te eshte promovuar ne vite dhe ky emer tashme nuk eshte me Kol Balla po Kol Palla, nuk eshte me Top Story por Tope Story dhe prandaj nuk je me per tv! Njesoj sikur njerez me cene ne pamje, diskriminohen dhe nuk merren te paraqesin programe tv, edhe ti tashme duhet te hidhesh si limon i shtrydh ne rruge e te mos jetesh me me imazhin e pompuar dhe tashme te demtuar perfundimisht per te fituar miliona kot por te perdoresh mendjen dhe krahun, sic bejne miliona shqiptare cdo dite!

    • Moi ti Denisa po mos kishte inteligjence dhe men do ishte si Puna jote qe rri ban komente kot .Ate emrin si e ka bere ? PA qene I zgjuar !!!!!
      Te gjithe ju qe dilni kundra jeni injorante.
      Se si e baj une me gruan, burrin ,doren, kemben …. time ska c te duhet ty dhe juve.
      Po te ishte “minorene” : po te kishte droni Bombe “Platini.
      Po te kishte halla k..qe……

  • Deri me sot nuk ke bere ndonje gje te mençur,si gazetar je zero si drejtues programi ta shpif.Nuk je ne gjendje te ruash dinjitetin tend si burre,si baba.Fai schifoooooo.

  • Ti vijon t’ia shtosh dëmin vetes, përveçse e ke q.rë punën, duke tundur shkopin e dybekut para desktopit me një person që qenka i panjohur për ty, çka tregon se je kokrra e gomarit, sespe një njeri i medias që nuk di të vlerësojë rreziqet e web-it tregon se është o gomar, o i paaftë. Nuk e di sesi kërkon të vijosh të punosh në media, kur ti ke dëmtuar veten me një veprim që më e pakta tregon joprofesionalizëm.
    Nga ana tjetër, është e vërtetë se ajo është jeta jote, brenda 4 mureve dhe askush s’ka të drejtë të të gjykojë për të. Për më tepër, le të ketë kurajën dikush nga ata që të stigmatizojnë këtu e të thotë që nuk ka masturbuar kurrë, qofshin femra apo meshkuj, pasi është një veprim fiziologjik i natyrshëm, që vetëm një njeri naiv, për të mos thënë idiot, do guxonte ta mohonte si veprim. Problemi yt është se e bën këtë me njerëz të panjohur, çka nuk mund të bind askënd që ti nuk do ta bëje nëse përballë teje të ishte një minorene. Ti po quan sulm kibernetik një regjistrim që, edhe pse ata që e realizuan janë pa moral, në fund të fundit është mundësuar prej teje dhe prej naivitetit apo arrogancës tënde (vërja emrin si të duash). Dëmi që ke shkaktuar me veprimin tënd të prej “hajvani kibernetik”, nuk mund të shlyet as me mbrojtjen e atyre që po të dalin krah e as mund të hiperbolizohet prej atyre që të anatemojnë, sepse dëmin më të parë e ke bërë për fëmijët e tu minorenë, që sot e gjithë ditën detyrohen të jetojnë në një ambient shoqëror ku në çdo çast mund të jenë viktima të shpotitjeve të shoqërisë së tyre apo të tjerëve për një çështje tejet të ndjeshme, çka mund të ketë pasoja në mirërritjen e tyre. Prandaj nuk e kuptoj se ç’mund të arrish me faljen që u kërkon atyre. Edhe po të falën sot ata, gjesti yt mund të jetë një bombë me veprim të vonuar (që uroj të mos ndodh kurrë e ata të rriten pa u ndikuar nga ky gjest hajvani i babait të tyre leshko) për formimin e tyre.
    Nga ana tjetër, dhe kjo është e vetmja që nuk ta fal si individ, prindërit e tjerë shqiptarë ti po i rëndon më shumë tani që këmbëngulu të “pastrohesh” dhe të vijosh punën në media, sesa vet gjesti i pahijshëm. Si mendon ti mor kaqol gazetar, ç’mund të mendojnë e si mund ta mirëkuptojnë minorenët me pafajësinë e tyre këtë gjest tëndin, kur të marrin vesh se “heroi” i tyre Sokol Palla, i cili bën atë emisionin ku thërret xhaxha e teta që flasin për moralin, ka dalë duke masturbuar me Ballën e vet, një veprim që shumica e tyre as e dinë që ekziston. Për fatin e keq, edhe të duan t’i mbajnë larg fëmijët e tyre nga këto ndodhi, prindërit sot e kanë të pamundur, për shkak të zhvillimit që ka marrë “kibernetika”; një zhvillimi që ti gazetari i “famshëm” (tani je edhe më i famshëm, madje i përket pavdekësisë, pasi emri do të të lakohet si shembull sa herë të ketë ndodhi të tilla në të ardhmen e afërt e të largët) je në gjendje t’i vlerësosh vetëm lehtësinë për të masturbuar apo shijuar trangullin dhe jo rreziqet e mundshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *