Sokol Mjacaj: Si i vrava dy turistët çekë, e bëra për arsye ekonomike

Saimir Lleshi

Megjithëse u mor jetën dy shtetasve çekë, i riu nga Dukagjini kërkon mëshirë nga organet e drejtësisë. Krimin thotë se e ka kryer për shkaqe ekonomike.

Sokol Mjacaj ishte sot përpara gjykatës, ku ka rrëfyer krimin e ndodhur paraditen e datës 3 korrik në zonën e Dukagjinit ku të rinjtë çekë Michael  Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe, po udhëtonin në drejtim të Alpeve.

Rreth orës 13- 14:00 i thashë babait se do të shkoj në Bjeshkë. Kam marrë armën në shtëpi dhe kam vendosur atë ditë të bëj një grabitje. Kam pritur 2 orë e 30 minuta një makinë për tu larguar nga fshati. Nga Bregu i Lumit pashë që po vinte fuoristrada ku udhëtonte çifti çek. I nxora dorën për të ndaluar ndërsa armën e mora në një çantë të tejdukshme”, tha ai.

Ai ka rrëfyer me detaje se si ka ndodhur krimit, duke deklaruar se nuk kishte dashur ta vriste gruan çeke, por se plumbat i kishin rënë gabimisht.

Në fillim ata nuk pranuan, por unë i hipa prapa. Michael ndaloi dhe më kërkoi të zbrisja. Në atë moment nxorra automatikun dhe i bërtita ndal. Qëllova 3- 4 herë në ajër për t’i trembur. Më pas kam hipur në makinë ndërsa armën e mbaja në drejtim të djalit, i cili drejtonte mjetin. Në zonën e Prekalit nisi të ngiste makinën me shpejtësi ndërsa vajzës i fliste çekisht dhe unë nuk kuptoja. Në këtë moment ajo lidhi rripin e sigurimit. Djali filloi të ecte me shpejtësi dhe të bënte manovra me makinë. Në një moment tentoi të merrte armën. Makina doli nga rruga dhe nisi të rrokullisej në greminë. Unë qëllova dhe vrava Michael”.

“Vajzën, Anna Kosinova e kam vrarë pa dashje sepse në rrokullisje e sipër të makinës arma u shkrep dhe ajo mori 2 plumba. Kur dola nga makina përmes xhamit më mbeti atletja brenda.Pas vrasjes ika në Prekal dhe një djalë me motor më çoi në Shkodër. Kur kalova në vendin e ngjarjes pashë një dëshmitar që po merrte në telefon policinë”, tha autori i vrasjes së dyfishtë. /Dita/

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *