Solar Impulse përfundon udhëtimin historik rreth botës

Elton Tafaruci

Udhëtimi i parë rreth botës me avion, i cili përdor si lëndë djegëse energjinë diellore, ka përfunduar, pasi Solar Impulse është ulur në Abu Dhabi.

Avionin e drejtoi zvicerani Bertrand Piccard, krijues dhe president i projektit ”Solar Impulse”, i cili ka për qëllim të promovojë energjinë e ripërtëritshme.

Udhëtimit të tij, i cili filloi në Abu Dhabi më 9 mars të vitit të kaluar, i erdhi fundi.

“E ardhmja është e pastër. E ardhmja je ti. E ardhmja është tani. Le ta cojmë më tej,” u shpreh zoti Piccard, pasi mbërriti me duartrokitje dhe brohoritje në Abu Dhabi.

Udhëtimi me 17 faza mbuloi distancën 42 mijë kilometra, duke kaluar katër kontinente, tre dete dhe dy oqeane.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *