Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, e cilëson si turpi i radhës vendimin e Gjykatës së Tiranës për “21 janarin”. Në një intervistë për “Panoramën”, Sollaku se është i habitur nga shkelja e ligjit në mënyrë kaq të hapur dhe thekson se në muajt e fundit të kësaj qeverie duhet të përgatitemi për situata më të vështira.
“Turpi i radhës i gjyqësorit me plot gojën. Që nuk është vendimi i parë skandaloz i gjyqësorit në këto vite, kjo dihet botërisht, por edhe për një çështje të tillë kaq të ndjeshme të kenë kurajë për të shkelur ligjin, nuk mund të më shkonte mendja kurrë. Kjo tregon se duhet përgatitur për situata më të vështira të funksionimit të shtetit, veçanërisht në muajt e fundit të ekzistencës së këtij pushteti, që me sa duket bëmat e qeverisjes tetëvjeçare nuk e lënë të qetë për të qeverisur në mënyrë demokratike, bazuar në ligj dhe në Kushtetutë”, shprehet Sollaku. Më tej, ish-kryeprokurori sqaron se “Ligji për përdorimin e armëve luftarake përcakton fare qartë mënyrat dhe rastet se kur dhe si qëllohet me armë ndaj një personi. Këto raste kanë të bëjnë me nevojën ekstreme apo mbrojtjen e nevojshme që në thelb kanë parimin se, edhe kur ndodhesh i sulmuar, do të mbrohesh në proporcion të drejtë me rrezikshmërinë e sulmit. Kjo do të thotë që nëse tjetri godet me gurë, ti nuk mund të mbrohesh duke hapur zjarr luftarak. Katër të vrarët tashmë dihet botërisht se nuk kanë sulmuar as me gurë dhe në këto kushte nuk mund të justifikohet përdorimi i armës”.
Sollaku thotë se prokuroria duhet të apelojë vendimin. “Prokuroria ka qenë e detyruar të mbante gjithë barrën e hetimit, me sa duket në mungesë të dukshme bashkëpunimi, që arriti kulmin me mosekzekutimin e urdhrave të arrestit për gardistët”, thotë ai në intervistë.
Nuk je ti per te folur per keto pune, minimalisht me nderin e madh, qe te kane bere duke te te antaresuar ne PS, te pakten perpiqu te mbash nje profil te ulet. Je nje njeri i korruptuar koke e kembe familjarisht. Nese do ti besh ndonje nder PS te pakten terhiqu, rri ne hije, e perpiqu te kapesh ndonje post me profil te ulet, qe mos ndotesh me tej ambientin me korruptimin tend.
O trap, maskara, idiot……..
Adash, je i mjeran koke e kembe. Je pa personalitet. Pervecse i korruptuar, te ka perdorur Saliu si i ka dashur menderja. Deshe ti sherbeje deri ne fund, por nuk te deshi me ai, se ta kishte pire lengun.
Qe te kane perfshire tek PS-ja eshte turp per ta dhe kosto per popullin e mjere qe prete te clirohet nga ish-padroni yt, satrapi Sali Berisha. Edi Rama duhet te kishte pasur aq kujtese sa te permendej per gjestin qe bere per te vazhduar ti sherbeje Saliut. E kam fjalen kur arrestove vellain e Lefter Kokes. E arrestove se ta kishte kerkuar Saliu, por ishe vone. Nuk te beri pune. Ai ta perbuzi sherbimin e fundit qe i bere. Natyrisht qe ti do ishe edhe sot ne ate vend po te kishe kerkuar heqjen e imunitetit F.Nanos, por ti qe je papersonalitet dhe i korruptuar, nuk je edhe budalla deri ne piken te mos dish te mbrosh veten.
eshte humje kohe te lexosh komente te dhori leshit,figura me e korruptuar e ketij sistemi,por ta lexosh nga DITA me vjen keq.
Me ato cfar ke shkruar jam plotesisht dakort. Perdorimi i armeve te zjarrit eshte i paligjshem. Nese do te ishte i ligjshem armet duhej ti perdorte me pare policia, e cila u gjend nen bresherine e gureve, hunjve e sendeve te tjera te forta. Madje ne kete situate zv/drejtori Jorgo edhe u gjakos. Por Policia respekton ligjin dhe e di qe ne turme nuk qellohet ne menyre kategorike. Ndaj dhe, kur shkon ne mitingje e protesta,armet e zjarrit, per siguri i le ne repart.
Po qe se do te ishte keshtu, pra te qellohej me arme per cdo sulm ndaj institucioneve (jo me gure por edhe me molotov, kapsolla, e deri kallash), per protestat e Saliut te 14 shtatorit e deri tre vjete pas kesaj date duhej te ishin vrare me qindra.
Tjeter. Sollaku duhet te fliste edhe per bazimin ne jurispodencen e GJND-Strasburgut(rasti i Italise) per dhenien pafajesi te pandehurve. Parimet e Kodit Penal Shqiptar Shprehimisht Neni 1/c(Shtuar me ligjin 8733, datë 24.1.2001,shprehet: Kodi Penal bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë në caktimin e fajësisë dhe të dënimit, si dhe të humanizmit.
Zbatimi i ligjit penal me analogji nuk lejohet. Nese duhet zbatuar ligji ne menyre te njellojte per situata te njejta penale, njihet e aplikohet praktika e vendimeve unifikuese te cilat dalin nga organi superior i gjykatave sipa kometences qe i ka dhene ligji.
ky pler me beri te reflektoj kujt tja jap voten edi me kte pler qe futi te ps humbi shum vota un per vete svotoj me per ps enjof personalisht dhorin dhe gruan e vet qe sot e ka ne gjykat dhori ka bler nje shpi te pallatet agimi e ka bler 280 mije ero kur ishte prekuror dhe zengjineja sa njerz ka len pa shpi duke ja shit gjygjin njerzve te harasanit kam prova per kto qe shkruaj bllokun e kan bler kta horra