Soltenberg: Fuqizimi bërthamor i Rusisë i rrezikshëm

Dita

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kritikoi sot Rusinë për vendimin e saj për shtimin e arsenalit bërthamor me të paktën 40 raketa balistike ndërkontinentale.

“Ky fuqizim bërthamor i Rusisë është i pajustifikuar, destabilizues dhe i rrezikshëm”, deklaroi Stoltenberg.

Tensionet mes NATO-s dhe Rusisë arritën kulmin për krizën në Ukrainë. Perëndimi akuzon Moskën për nxitjen e konfliktit, një akuzë që Rusia e ka refuzuar me vendosmëri.

NATO shtoi praninë ushtarake në kufijtë e saj lindorë, pasi vendet anëtare në këtë zonë deklaruan se ndiheshin të kërcënuara nga veprimet ruse në Ukrainë.

“Ne duhet të përgjigjemi sepse shohim një Rusi më ofensive dhe që është përgjegjëse për veprime agresive”, theksoi Stoltenberg.

”Gjithçka që bën aleanca jonë është në përputhje me detyrimet tona ndërkombëtare”, shtoi ai.

Arsenali bërthamor rus do të shtohet me 40 raketa të reja balistike ndërkontinantale këtë vit, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin, pas planeve të bëra publike të NATO-s për shtimin e pranisë ushtarake të saj në vendet balltike.

”Këto raketa janë në gjendje të mposhtin të gjitha sistemet më të përparuara teknikisht të mbrojtjes antiraketore”, deklaroi Putin në një forum industrialo-ushtarak në Moskë, njoftoi agjencia ruse e lajmeve, Interfax.

Share This Article
6 Comments
  • NATO eshte nje qen i ngordhur qe sben asgje.

    Kryesia e EU jane ca pleq qe nuk dine si te ruajne antaret e tyre.
    Do ishte mire te jepnin dorheqjen sa me pare per ti len vend personave me gjak qe mund te mbrojne.

  • o Tarrasi……Komiteti i te 300-ve jane padronet e vertet te EU,Usa e Rusit bashke.
    Sklleverit ne Bote jane shtuar shume,dhe duhen pakesuar se po bejne turmat rrezik po shkoi muhabeti te Goja,dmth per te honger.

  • Slotenberg ti dhe rraca jote nuk jeni per lufte por vetem per te plackit dhe shume skuth kur ju vjen e keqja tek dera juaj atehere ngerni zerin!
    Ti e di shume mire se si u vune ke ai post prandaj leja ate post ndonjerit qe e ka zanot luften ndonje ameriakani apo shqiptari se te tjeret jane vetem long groshe !

  • Nato-ja vendos trupa ushtarake ne shtetet satelit te saj. Kjo do te thote me rradhe te pare pushtim i vendeve Balltike nga ana e tyre (nato) , motiv identik i modulit Iraken.
    Europa nese ka diçka, qe per mua nuk ka asgje, nje gje eshte e sigurte:
    Nuk ka tru e per rrjedhoje memorie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *