Sondazh: 1 në 10 persona kontrollon celularin gjatë marrëdhënieve seksuale

Dita

Sondazhi i kryer nga SureCall në SHBA ka evidentuar se një në çdo 10 persona nga 1000 të pyetur shohin celularin gjatë kohës që janë duke kryer marrëdhënie seksuale.

Ky veprim shfaqet më dukshëm në grupmoshat 18-34 vjeç, gati dyfish se sa tek grupmoshat 35-51 vjeç.

Ky sondazh pasohet nga një tjetër studim i cili është kryer nga universiteti Baylor në Teksas, sipas të cilit 46% e njerëzve të përfshirë në një lidhje deklaruan se ishin shpërfillur nga partnerët që i kushtojnë më shumë vëmendje telefonit.

“Të zgjedhësh telefonin përkundrejt partnerit çon në nivele të ulëta të kënaqësisë në marrëdhënie dhe në nivele të larta depresioni”, shkruhet në studim.

Mesa duket, teknologjia ka arritur të depërtojë edhe brenda mureve të dhomës së gjumit.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *