Një sondazh i organizuar nga Qendra e Kërkimeve Shkencore dhe të Dhënave “Albstat” tregon se në zgjedhjet e ardhshme Partia Socialiste do të marrë 40.4 përqind sikur zgjedhjet të zhvilloheshin sot, ndërsa së bashku me gjithë forcat që kërkojnë ndryshimin rezultati mund të shkojë në 60 përqind. Sondazhi u zhvillua me vizita në shtëpitë e të anketuarve, bazuar në një kampion statistikor të përbërë nga 1100 votues, 600 prej të cilëve banojnë në zonat urbane dhe 500 në zonat rurale (metodologjia e përzgjedhjes së kampionit jepet më poshtë).
Nga përgjigjet e të anketuarve, rezultoi se 77.1% e tyre do të merrnin sot pjesë në zgjedhje, ndërsa 67.7% deklaruan edhe se për cilën parti do të votonin.
Preferencat e të anketuarve që deklaruan se për cilën parti do të votonin
PS |
40.40% |
PD |
31.40% |
AK |
15.20% |
LSI |
4.90% |
FRD |
4.90% |
PDIU |
0.60% |
Parti të tjera |
2.60% |
Total |
100.00% |
Nga preferencat e atyre që e deklaruan votën, konstatohet se PS-ja mbetet në kuotat e zgjedhjeve të 2009-ës, ndërsa PD-ja duket se ka pasur një rrjedhje që është kanalizuar kryesisht drejt dy partive të reja. Për të anketuarit që u shprehën se do të merrnin sot pjesë në zgjedhje, por që nuk e deklaruan preferencën për partitë, nuk kemi informacion të mjaftueshëm të parashikojmë se nga mund të anojnë.
Metodologjia e përzgjedhjes së kampionit statistikor
Qendrat e votimit të zonave urbane dhe rurale u renditën veç e veç nga veriu në jug të Shqipërisë. Nga 2221 qendrat urbane të votimit, të renditura si më sipër, u zgjodhën 30, nga një në çdo 74 qendra (e para e 74-ta, e 148-ta e kështu me radhë). Në çdo qendër votimi të përzgjedhur u anketuan 20 votues të zgjedhur krejt rastësisht sipas gjinisë dhe grupmoshave. Në mënyrë të njejtë, nga 2476 qendrat e votimit rural u zgjodhën 50 dhe u anketuan nga 10 votues për secilën. Një përzgjedhje e tillë realizon një kampion përfaqësues nga pikëpamja gjeografike dhe demografike. Marzhi i gabimit statistikor të kampionit për dy partitë e mëdha është 3.4%. Për partitë e vogla është më i vogël./tema
Ky sondazh eshte ofendimi dhe tallja e rradhes me nteligjencen e shqiptarit, dhe pike. Ne vertet jemi nje popull i varfer por budallenj sjemi!!!! Shkurt e shqip: ky “sondazh” eshte bere qe te pergatis popullin per levizjet e ardhshme te PS. Neser PS te bashkohet me Meten, Topin dhe Spahiun dhe pasneser kur merr pushtetin “Opozita e bashkur”, ju lutem shume dikush tme thote se si do ta luftoj kjo “oppozite e bashuar” korrupsioniin e pozites se sotme?????? Si mund te luftoj oppozita e bashkur me Meten ne aleance korrupsionin e qeverise qe meta e mbjati dhe VAZHDON e mban ne pushtet. Si do e luftoj oppozita e bashkur me Topin korrupsionin e pozites se sotme kur Topi ka qene gjate gjithe kohes se tranzicionit krahu i djathte i sales< dhe jo vetem kaq, por PRESIDENT qe mund ta shkrinte te gjalle Salen kur kish ate pozicion se me shume se cka fuqi presidenti, ne Shqipri se ka njeri tjeter (kuptohet duke ju permbajtur Kushtetutes se Republikes). Si mund ta luftoj oppozita e bashkuar me Spahiun korrupsionin dhe mungesen e shtetit te se drejtes te pozites se sotme kur Spahiu gjate GJITHE periudhes se tranzicionit ka pasur poste kuce ne drejtesi dhe ajo sot eshte per faqe te zeze (Spahiu e filloi me kursin e plepave dhe e vulosi me punen e tij ne KLD). Ne fakt un se kuptoj se si PS mund te kete GUXIMIN te bashkepunoj me ata qe shkataruan shtetin ton. PS jo qe mos te guxoj te tallet me popullin shqiptar sic beri Nano ne 97 e me vone, po te pastroj partin nga mbeturinat si Ruci e kompani, dhe nga aleatet si Gjinushi, Milo etj.
Ik ore ti shoku/shoqja sales. Ju gjithmone flisni ne interes te socialisteve te thjeshte por kur ben sala aleanca me Lsi dhe camet, greket e MEGA, komunistet e milloshit , ai quhet kollos politik. Edhe ti qe flet keshtu po te bej berisha aleance me Rucin ( sic ka bere me fatos nanon dhe Ilir Meten) do ta quaje nje veper tjeter arti te maestros Sali. Keshtu qe rri urt e mos na bej moral. se per te hequr salen nga pushteti nuk do na prishi aq pune meta , gjinushi dhe milo qe te paskan prish shume pune ty ne te kaluaren.
Besoj se u kuptuam, tani shko puth fotot e sales se te erdhi ora, e mos “mbro” me interesat tona se na kenaqe.
shoku qetesohu, merr fryme thelle dhe lexoje dhe njehere komentin tim se me duket se ske kuptuar asgje! Pikerisht se nuk jam me salen dhe dua ta shoh ate te paguaj nje me nje per gjithe ato qe i ka bere shqiperise (mua dhe ty bashke), nuk dua qe te perseriten gabimet e se majtes….qe fatkeqesisht behen me qellim nga personat e siperpermendur per te ruajtur monopolet qe kan krijuar kto vite. Dhe un faktikisht me siper kam shtuar pyetje, dhe ti ne vend qe tu pergjigjeshe ,thjesht ofendon….nejse….tani meqe ti i paske kuptuar te gjitha, te lutem me shpjego si ilir meta ne rast te nje koalicioni do vej salen e kompani para drejtesise kur sala ate e shpetoi nga burgu per korrupsion (videon dhe si eshte mbyllur ajo ceshtje besoj se e ka pare dhe ti). Te lutem me trego me fatke, dhe pa ofendime (gjithnje nese e mundur) kush i dha votat e nevojshme sales per qeverine? kush e mban ende ne pushtet? mos valle eshte Ilir Meta? po sikur Meta te kishte terhequr me kohe ose te terhiqte tani LSI nga koalicioni, a nuk do ikte vetvetiu sala nga pushteti? po pyetja kryesore eshte PSE ai nuk e ben nje gje te tille, por do kujtohet per kete me vone, gjithemone nese sala s’arrin te vjedh aq vota sa i duhen. te lutem me ndrico se un nuk e kuptoj….ndoshta ngaqe jam shume e zene duke puthur foton e sales.
perse te dukemi popull i mencur ty neve, prandaj jemi pas gjermanis neve?
prandaj fiton saliu se mashtrohemi me nje thes miell, nderro mendje dhe nderrojme sistemin e jeteses se bashku se ngelem gjithmon te fundit.
un nuk jam me ramen por duhet rrotazion ,se kush rrin shum ne pushtet vjen dhe konsumohet.mendoje mir se un kam votuar berishen ne 2005 edhe se kishte ber masaker ne vitin 1997,por u duhej rrotazion ,ja ky eshte realiteti por jo tifoslliku i partive. mirupafshim dhe gjithe te mirat.
mos na beni moral kote, se ne e kuptojme shume mire se edi bashke me ilir meten e qojn salihin, per lesh te jozefines.sa per moral shqiptaret me nje thes mill e shesin, se i qoj ky pushtet ne kete deregje. ne dime te numrojm se 7 +1 lsi = 8 dhe 7-1 lsi+6 pa llogaritur bamir topin…….prralla tregojuni kalamajve ne shtepi sa te doni. se keto si ha njeri.