Zaloshnja: Zgjedhjet në Dibër i vendos bashkëpunimi PS-LSI

Dita

Pavarësisht premtimeve për Rrugën e Arbërit e për rrugë të asfaltuara që do të lidhin fshatrat me Peshkopinë, pavarësisht premtimeve për kanale kulluese e vaditëse, dhe pavarësisht të fortëve e të inkriminuarve që mund të marrin pjesë në fushatën zgjedhore të Dibrës, rezultati i zgjedhjeve të 11 shtatorit do të varen nga bashkëpunimi elektoral mes PS-së dhe LSI-së.

Sondazhet e realizuara nga Eduard Zaloshnja tregojnë se në 2013-n, në rrethin e Dibrës (që sot është bashkia e zgjeruar e Dibrës), koalicioni “i majtë” mori 50% të votave në zgjedhjet parlamentare.

Koalicioni i majtë e arriti kuotën 50% falë bashkëpunimit të PS-së me LSI-në; kjo e fundit mori plot 11% të votave në Dibër më 2013.

Më 2015-n, në bashkinë e zgjeruar të Dibrës, kandidati i koalicionit “të majtë” mori vetëm 48% të votave, dhe fitoi ndaj kandidatit “të djathtë”, sepse në garë ishin edhe tre kandidatë të pavarur, të  cilët morën së bashku 5% të votave.

Kandidati i koalicionit “të majtë” e arriti kuotën 48% falë bashkëpunimit të PS-së me LSI-në; kjo e fundit mori plot 9.3% të votave në Dibër më 2015.

 

Share This Article
3 Comments
  • LSI – një bandë hajdutësh dhe maskarenjsh , nga I pari e deri tek I fundit .
    Aleanca e Ramës me ta dëshmon se edhe Rama nuk është ndonjë farë burri , ashtu siç donim të ishte dhe siç mendonim se ishte !
    Tek e fundit , politikanët janë pjellë e jona , pjesa jonë më e pistë por , në I meritojmë ata !

  • poshtersia antishqiptare eshte me e forte dhe me ne gadishmeri dhe veprime se kure mjere kete vende qe e ka zaptauare injoranca antishqiptare eshte e kote derisa nuk lejohete te lexohete vpta e vertet e ketije populli ky vende nuk ekzistone po luhete keq me kets sklaveri te pameshirshme me vendime AMERIKANO ANGLEZ

  • Domethene zgjedhjet ne Diber i vendos Nexhmie Hoxha, pra Monika Kryekokemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *